Arrestohen 11 princa, katër ministra dhe dhjetra ish ministra në Arabinë Saudite.Arrestimet erdhën pas disa orësh kur komiteti i ri, i kryesuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, u formua me dekret mbertëror. Al Arabiya, rrjeti satelitor në pronësi të Arabisë Saudite ka lajmëruar se mes të arrestuarve është edhe Princi Alëaleed bin Talal, i cili vizitoi në gusht edhe vendin tonë, duke u takuar me kryeministin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati. Nju Jork Times shkruan se arrestimi i princit Alëaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.
Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në Neës Corp, Citigroup, Tëitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe. Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman. Në moshën 32-vjeçare, princi i kurorës është tashmë zëri dominues në ushtrinë Saudite, politikat e jashtme, ekonomike dhe sociale, duke nxitur murmurit e pakënaqësisë në familjen mbretërore që ai ka grumbulluar shumë fuqi personale dhe në një moshë shumë të re.
Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Ëaleed, mbërriti në Durrës me jahtin e tij super luksoz me 25 gusht te ketij viti. Emri i tij i plotë është Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.