Vllaznia do të presë në orën 16:30 në “Loro Boriçi” Egnatian për t’u përballur në javën e 13-të të Superiores.
Vllaznia sërish vjen me mungesa edhe në përballjen ndaj Egnatias. Edhe për këtë duel, tekniku Josa do të vuajë mungesën e dy lojtarëve të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Bulatoviç dhe Juriç, të cilët vazhdojnë rikuperimin e tyre nga dëmtimet e marra.
Ndërkohë në krahun tjetër rrogozhinasit e Duros vijnë me rreshtimin 3-5-2, Atanda, Malota dhe Agbekpornu formojnë treshen e mbrojtjes, teksa Fangaj dhe Musta janë dy linjat anësore, ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Mëllugja, Zejnullai dhe Fernando, që do të mbështesin Xhekson dhe Çamajn në sulm.
Shkodranët vijnë në këtë duel në vendin e 4-ët me 19 pikë ndërsa rrogozhinasit në vendin e 5-të me 18 pikë.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Hakaj, Shehi, Kruja, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, A.Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Zejnullai, Mëllugja, Agbekpornu, Fernando, Xhekson, Çamaj. Trajner: Shpëtim Duro














