Pas pak minutash do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Mbledhja do të drejtohet kreu i PS-së Rama, ndërsa do të diskutohet zëvendësimi i Saimir Tahirit në postet që u pezullua në parti pas akuzave nga prokuroria për favorizim të grupit kriminal Habilaj.
Nga mbledhja pritet që të dalë emri i koordinatorit të ri kombëtar për bashkëqeverisjes me njerëzit, kryetarit të PS në Tiranë, por edhe pozicione të tjera që mbante më parë Saimir Tahiri.
Ish ministri i Brendshëm u pezullua nga të gjitha funksionet pas daljes së përgjimeve nga Italia, ku përmendet edhe emri i tij, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.