• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hetimet mbi Rusinë, dalin aktpaditë e para

18:52 : 30/10/2017
në BOTA

Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort dhe një ish-partner i tij biznesi, Rick Gates akuzohen për vepra penale, ndër të cilat komplot kundër Shteteve të Bashkuara, shkelje të ligjit për regjistrimin si përfaqësues të një qeverie të huaj si dhe akte të tjera penale që lidhen me evazion fiskal dhe larje parash.

Akuzat u ngritën sot në kuadër të procesit hetimor për të zbuluar si ka vepruar Rusia në përpjekjet e saj për të manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2016:

Aktpaditë iu lexuan sot dy të akuzuarve që u dorëzuan vetë tek autoritetet federale për të shmangur ballafaqimin me agjentët e FBI-së para kamerave dhe publikut.

Këto janë aktpaditë e para që ngrihen në kuadër të procesit gjithnjë e më të gjerë hetimor që po zhvillon prokurori special Robert Mueller. Prokurorit Mueller i është besuar detyra për të drejtuar hetimet mbi rolin që ka luajtur Rusia në zgjedhjet e vjetshme presidenciale, kontaktet me shtetas amerikanë, në veçanti me punonjës të fushatës presidenciale Trump dhe nëse në këto kontakte ka pasur shkelje të ligjit federal.

Aktpadia e paraqitur në gjykatën federale në Uashington i akuzon Manafort-in dhe Gates-in se kanë kaluar miliona dollarë në llogari bankare në vendet që shërbejnë si “parajsa fiskale”, jashtë Shteteve të Bashkuara, pa deklaruar pagesat që kanë marrë për punën në interes të qeverisë së Ukrainës.

Lexo edhe:

CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

Të dy ata akuzohen se kanë shkelur ligjin që kërkon që kushdo që vepron në emër të një qeverie të huaj të regjistrohet në Departamentin e Drejtësisë si përfaqësues i një shteti tjetër. Akuzat e tjera lidhen me evazion fiskal, fshehje të llogarive bankare, deklarata të rreme para autoriteteve federale e vepra të tjera.

Më parë, të dy të akuzuarit kishin mohuar se kishin kryer akte të paligjshme. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë për aktpaditë.

68-vjeçari Manafort u shkarkua nga detyra e menaxherit të fushatës në gusht 2016 pasi dolën fjalë se kishte organizuar një operacion të kamufluar lobizmi në favor të interesave ruse në Ukrainë.

Aktpadia e akuzon Paul Manafort-in dhe Rick Gates-in se kanë orkestruar një operacion të fshehtë thuajse për një dekadë për interesat e partisë së Yanukoviçit në Ukrainë dhe për të transferuar fshehtazi miliona dollarë në llogari të huaja bankare.

Ndërkohë aktpadi të tjera priten në ditët në vazhdim në kuadër të hetimeve nën prokurorin special Robert Mueller, i cili e mori detyrën në maj për të drejtuar procesin hetimor të Departamentit të Drejtësisë lidhur me ndërhyrjet e Kremlinit në zgjedhjet presidenciale dhe rolin që mund të kenë luajtur punonjës të fushatës Trump.

Manaforti është përmendur prej muajsh si një ndër të dyshuarit.

Hetimet e prokurorit Mueller përfshijnë edhe rrethanat e shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey. Hetuesit kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë dokumente të shumta lidhur me veprimet e Presidentit Trump dhe kanë intervistuar disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm të administratës./VOA/

Etiketa: bota

Lajme të lidhura

BOTA

CNN: Avionët B-2 hodhën 12 bomba të rënda mbi impiantin bërthamor Fordow

08:22 : 22/06/2025
AKTUALITET

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025
BOTA

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

08:48 : 28/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
NDRYSHE

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025
Para

Skandal/ Tym i zi mbulon qytetin e Gramshit, alarmohen banorët (VIDEO)

TË GJITHA

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

11:57 : 16/07/2025

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

11:54 : 16/07/2025

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

11:44 : 16/07/2025

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

11:35 : 16/07/2025

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

11:31 : 16/07/2025

Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së

11:22 : 16/07/2025

Berisha: Shqipëria është kthyer në prodhuese emigrantësh dhe refugjatësh

11:22 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com