• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti i Durrësit “ndez” Kuvendin/ Berisha: Nesër betejë, Rama s’do na bllokojë dot

14:32 : 23/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Afera 3 miliardë euro e portit të Durrësit do të marrë të gjithë vëmendjen e Partisë Demokratike në seancën plenare maratonë që do të zhvillohet nesër në Kuvend.

Kështu ka paralajmëruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit, ku hodhi akuza të forta në drejtim të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha zbuloi skenarin që opozita do të zbatojë duke theksuar se nuk do të njohin bllokim të fjalës në Kuvend dhe tha se beteja parlamentare do jetë shumë e ashpër.

“E ka vu çështje të parë në rend dite. Ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës, do përpiqen të na bllokojnë, nuk njohim bllokim më në Parlament se ai ka një urrejtje patologjike për fjalën, opozitën. Ndaj dhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme. Duhet zotërinj deputet të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë. Duhet të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe interesat e qytetarëve shqiptarë te buxheti, të qytetarëve të Durrësit te Porti i Durrësit”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Porti i Durrësit është kthyer në një institucion kredidhënës, ndërsa kompania që do të hedhë themelet e portit të ri tregtar mund t’i marrë qeverisë shqiptare 200-300 milion euro, pasi në Porto Romano nuk ka projekt të ndërtuar.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

“As nënshkrimi dhe përmbushja e marrëveshjeve të transaksionit nuk janë të sakta. Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku mashtrojnë. Kompania thotë se kompania do të sjellë përfundimin e afatit të koncesionit para afatit të saj 30-vjeçar. Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, projekti nuk do të pengohet. Gjithashtu thuhet se në Porto Romano do të zhvendoset aktiviteti i Portit të tanishëm të Durrësit. Por në Porto Romano nuk ekziston porti. Nëse kompania përgjegjëse e projektit e padit qeverinë shqiptare, shqiptarët duhet të paguajnë edhe 200-300 milion euro haraç”, tha Berisha.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje nga qeveria për falimentimin e Portit të Durrësit dhe operacionet tregtare të këtij porti do i kalojnë shumë shpejtë porteve të vendeve fqinje.

“Me portin janë vërsulur Rama-Balluku-Vengu për ta falimentuar sa më parë. Me një akt të padëgjuar, porti është shndërruar në një institucion kredidhënës. I jep 5 milionë euro portit të Vlorës, i jep 4 milionë euro Albcontrollit. Duan ta falimentojnë me çdo kusht. Blihen makineri të reja, miliona e miliona euro, nuk përdoren. Porti, falë investimeve shumë serioze që janë bërë, sot ka një kapacitet përpunues prej 8 milionë ton në vit. Gjer tani, ai ka arritur në shifrën 4.8 milionë ton”, sqaroi kreu i PD.

Më tej ai shpjegoi se çfarë po ndodh realisht me aktivitetin tregtar të portit të Durrësit, duke sqaruar se “anijet do devijohen në Igumenicë, Selanik dhe në Tivar”.

“Të gjithë këtë devijim, nuk e paguan njeriu që shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze. Ai pasurohet me apartamentet që po shiten që në ajër, pa themel. E paguajnë qytetarët e thjeshtë, e paguajnë në mallra dhe gjithçka që blejnë. A mund të veprojë një njeri në këtë mënyrë? Vetëm ai që është verbuar, që nuk ka të ngopur në të vjedhur mund të veprojë kështu. Prandaj ne të gjitha këto detaje dhe çështje madhore për Portin, duhet t’ua bëjmë të qartë shqiptarëve se çfarë po ndodh”, sqaroi Berisha.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do jetë i pranishëm në Kuvend për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë marrëveshje dhe mes tij dhe Berishës pritet një debat i ashpër.

Etiketa: afera porti i durresitEdi RamaPorti i DurrësiSali Berishatendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
Para
FILE PHOTO: Soccer Football - Premier League - Manchester United v Liverpool - Old Trafford, Manchester, Britain - August 22, 2022 Manchester United's Cristiano Ronaldo applauds fans after the match REUTERS/Phil Noble

Klubi anglez shfaq interes për Ronaldon

TË GJITHA

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com