• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosovë/ KQZ shtyn afatet e aplikimit për zgjedhjet në veri

18:53 : 21/11/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka shtyrë deri më 25 nëntor, afatin e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Afati fillestar për procesin e aplikimit ishte caktuar deri më 21 nëntor.

Sipas KQZ-së, rrjedhimisht është shtyrë edhe afati për certifikimin ose jo të subjekteve dhe kandidatëve nga 26 nëntori më 28 nëntor.

KQZ-ja ka thënë se deri më tani ka pranuar dy aplikime për certifikim – nga Partia Demokratike e Kosovës për të katër komunat dhe nga Iniciativa Qytetare Mitrovica për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut.

Vendimi për ndryshim të afateve pason ankesën e anëtarit të KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Rama, i cili ka konsideruar që afatet fillestare kanë qenë të shkurtra.

Lexo edhe:

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan – janë shpallur pas dorëheqjes së zyrtarëve që kanë qenë në këto pozita më 5 nëntor.

Ata kanë marrë këtë vendim, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit për targat më 1 nëntor.

Serbët nga veriu i Kosovës dhe Beogradi zyrtar kundërshtojnë riregjistrimin e makinave dhe kërkojnë targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar për këtë çështje të hënën në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur marrëveshje.

“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot”, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Plani i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës./REL

Etiketa: kosoveKQZ

Lajme të lidhura

RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
RAJONI

Kosova e pranon se Belgjika ka shprehur interesim për shfrytëzimin e burgjeve të saj

11:15 : 22/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
RAJONI

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025
RAJONI

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025
Para

Energjia/ Soko për Ramën: Ke vjedhur gjithmonë paratë tona

TË GJITHA

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025

“Kishte ambicie ekstreme”, Enada Hoxha pas intervistës së Gerd Vasos: Puna ishte ilaçi im

17:15 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com