• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku i drogës, urdhër për largimin e jahteve e skafeve të biznesmenëve

15:43 : 26/10/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Porti i ri i peshkimit, i zaptuar deri më tani nga jahtet, skafet dhe gomonet e biznesmenëve e personave të konsideruar VIP, u rikthehet peshkatarëve.

Ka qenë një urdhër i ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi (sektori i peshkimit është në varësi të këtij dikasteri), i cili ka vënë në lëvizje autoritetin portal, Policinë Kufitare dhe rojën bregdetare të marrin masa.

Përfunduar dy vite më parë, porti i ri i peshkimit në Durrës, me të gjithë infrastrukturën mbështetëse, ishte kthyer në vend ankorimi për jahtet, gomonet, skafet dhe velierat e të pasurve të Durrësit e të gjithë Shqipërisë.

Prokuroria dhe Policia kishin ngritur dyshime se një pjesë e këtyre mjeteve lundruese përdoreshin për aktivitete të kundraligjshme, përfshirë këtu trafikimin e lëndëve narkotike. Ndaj, sipas burimeve, urdhri i dhënë mund të ketë lidhje, pikërisht me këto dyshime të raportuara në kohë nga ana e Policisë.

Por mbi të gjitha, zaptimi i portit të ri të peshkimit nga skafe, veliera dhe jahte luksoze, pengonin që porti i ndërtuar për flotën e peshkimit të ushtronte aktivitetin e tij, për të cilin edhe u ndërtua.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Urdhërohej largimi i skafeve, gomoneve dhe jahteve nga porti i ri i peshkimit. Urdhri i Ministrisë kishte për qëllim të largonte zaptuesit e portit dhe t’ia rikthente atë peshkatarëve durrsakë për të strehuar flotën e peshkimit”, bënë të ditur burime nga autoriteti portal. Por, sipas burimeve konfidenciale, urdhri kishte për qëllim edhe pengimin e aktiviteteve kriminale, që dyshohet se ushtroheshin nga disa prej këtyre mjeteve lundruese, pronarët e të cilëve kishin zaptuar thuajse forcërisht portin e peshkimit.

“Urdhri për largimin e skafeve, gomoneve, jahteve dhe velierave u mor fill pasi plasi ‘bomba’ e përgjimeve nga Italia për trafikun e drogës, i cili është realizuar me anë të mjeteve detare, skafeve dhe gomoneve. Pronarët e disa dhjetëra mjeteve lundruese, të ankoruara në këtë port prej vitesh, morën urdhër në fundjavë që të largoheshin nga porti i Durrësit.

Gomonet dhe skafet u transportuan kryesisht me rrugë tokësore duke u vendosur nëpër karrela e duke u tërhequr nga automjete të fuqishme, ndërsa jahtet lundruan në jug të vendit dhe një pjesë tjetër në drejtim të porteve malazeze, ku edhe do të dimërojnë”, thanë burime për gazetën.

Mësohet se të gjitha lëvizjet (largimi) e këtyre mjeteve janë regjistruar nga Policia Kufitare. Në këto kushte, porti i ri i peshkimit në Durrës, më në fund u kthehet peshkatarëve. Këta të fundit, prej katër ditësh, kanë zhvendosur anijet dhe barkat e peshkimit nga porti i vjetër në portin e ri.

Peshkatarët shprehen të kënaqur që tashmë po zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte shumë të mira, ndërsa shprehin rezerva sa i përket realizimit të projektit. Ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës kushtoi plot 11 milionë dollarë, të akorduara nga Banka Islamike.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

E rëndë/ Burri i vë flakën vetes në mes të Elbasanit

TË GJITHA

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com