• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrugët e florinjta”/330 mln €, Berisha: Balluku i është vërsulur pasurisë kombëtare

13:36 : 18/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i konsideroi vjedhje të pastra dy tenderët e fundit që janë prokuruar nga ARRSH e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e skarpateve të rrugës së Arbrit që do të kushtojë 20 milionë euro dhe 46 kilometrat e rrugës Lekaj-Fier me vlerë 320 milionë euro.

Favorizimin e kompanisë “Gjoka” dhe “Fusha Shpk” në dy tenderat në fjalë, lideri i opozitës ia faturoi ministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është vasale e kryeministri Rama dhe dirigjente e vjedhjeve miliona euroshe.

“Hap Balluku tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë karrierës sime 30 vjeçare këtë. Çfarë do të thotë 20 milionë euro skarpate. Po 300 milionë euro që janë harxhuar deri tani për çfarë ishin. Është kot t’ia citosh emrin asaj zonje, është vasale mekanike e Ramës, bën çfarë i thotë ai dhe kaq. Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve e papërmbajtur.  Ajo po shkel rregullat, ligjet, po abuzon me fondet”, tha Berisha.

Tenderat për të cilët Berisha foli sot me emra konkretë, Boldnews.al i ka bërë publik në një sërë raportimesh denoncuese të pak ditëve më parë, duke informuar publikun se po realizohet një “masakër” me fondet publike.

Lexo edhe:

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

Më konkretisht, tenderi i skarpateve që Berisha e konsideroi qesharak, është një procedurë e ARRSH për të tenderuar 10 mln euro për “Planin e Bardhë”.

Më 21 Shtator 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli procedurën tenderuese “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”, pjesë e Rrugës së Arbrit, me fond limit 11.7 miliardë lekë të vjetra ose 10 milionë euro.

Edhe ky tender u shoqërua me dyshime për fryrje të faturës së Rrugës së Arbrit. Dyshimet paraprake mbi procedurën forcohen edhe në shpalljen e fituesve. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në garë kanë marrë pjesë 6 konkurrentë. Në përfundim, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Selami” + “Company Riviera 2008” + “Garden Line”.

Oferta e fituesit është 11.1 miliardë lekë të vjetra, por kjo ofertë nuk ishte më e ulta edhe pse ARRSH e shpalli fituese, pasi eliminoi konkurrentët e tjerë.

Ndërkohë sa i përket koncesionit 320 milionë euro të qeverisë shqiptare për segmentin rrugor Lekaj-Konjat-Fier (Loti i Parë i autostradës Milot-Fier), ai është prokuruar nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe do të ketë afat 35 vjeçar, ndërsa lëvizja do të bëhet me pagesë.

Ajo çka ra në sy në këtë tender është se “Fusha SHPK” (ndër firmat ortake më të besuara të qeverisë) ishte ofertuesi i vetëm, ndërsa oferta u paraqit në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik si e propozuar nga një grup i përbashkët i disa operatorëve ekonomik.

Për koncesionin në fjalë, Berisha tha se është një vjedhje e paprecedentë pasi rruga është ekzistuese.

“E morët vesh ju, u krijua konsorciumi me në krye ligj-Fushën për të rikonstruktuar një rrugë me 7 milionë euro/km. Prandaj nuk rriten rrogat dhe pensionet. Prandaj shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë. Si e justifikon ajo këtë tender Lekaj-Fier që është e gjitha në fushë? Në një pjesë dërrmuese ka rrugë anësore, ish-rrugën e vjetër.  Shikoni çfarë hajdutërie, për të sistemua me rrugë anësore aksin Lekaj- Fier 46 km hap tenderin me 340 milionë euro, 7 milionë euro/km. Ndërkohë që ndërtimi i autostradës kushton 3 milionë euro për km. Pse nuk zgjeron rrugën Tiranë- Durrës, apo Shkodër- Lezhë. Këto dyja janë akset më problematike në vend. Këta kanë humbur çdo sens. Prandaj edhe Shqipëria është në fazë eksplozive”, tha Berisha.

LEXO EDHE:

40 mln euro pa garë në vetëm 3 tendera, ARRSH “masakër” mbi fondet publike

Rama i dhuron “Fusha SHPK” koncesionin 320 milionë euro të rrugës Lekaj-Konjat-Fier

Etiketa: arrshbelinda ballukurruga e arbritSali Berishatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
AKTUALITET

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

13:36 : 06/08/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
Para

Protesta në Divjakë, policia e Ramës procedon 4 protestues dhe kreun e PD në Lushnjë

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com