• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

800 milionë lekë për të ‘qepur’ AKSHI-n

17:43 : 16/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha, prisni këtë. Një muaj më parë AKSHI bëri dy pagesa me vlerë 400 mijë dollarë në llogarinë e një kompanie private shqiptare. Arsyeja e pagesave? Kompania private ka ndërtuar një sistem certifikimi, përmes të cilit garanton qytetarët shqiptarë se tek AKSHI nuk vidhet dhe nuk merren ryshfete.

E njohur si certifikata ISO 37001, ky është një standard i cili parashikon krijimin, zbatimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemi te brendshëm anti-rryshfet. Dhe meqenëse tek AKSHI, luftën kundër ryshfetit e marrin shumë seriozisht, ishte e natyrshme që t’u kërkohej një sakrificë e vogël taksapaguesve për të certifikuar virgjërinë e institucionit në terma të korrupsionit.

E megjithatë sakrifica nuk është dhe aq e vogël. Ato të muajit të kaluar janë vetëm dy prej pagesave. Në total, kontrata e certifikatës anti-ryshfet për AKSHI-n u ka kushtuar qytetarëve 800 milionë lekë të vjetra. Por këta të fundit tashmë, mund të rrinë të qetë. Një kompani private ka certifikuar se tek AKSHI nuk vjedh njeri.

Meqë ra fjala, kompania quhet FIRST, që te AKSHI e njohin jo pak. Sipas të dhënave nga thesari, në tre vitet e fundit FIRST ka marrë mbi 970 milionë lekë ose mbi 8 milionë euro pagesa nga AKSHI. Mes tyre ka dhe një kontratë legjendare.

FIRST është kompania private që ka tenderin e sigurisë së sistemeve të AKSHI-it. Një kontratë të cilën e ka realizuar më së miri. Mjafton të përmendet vetëm fakti se sulmi kibernetik i hackerave nga Irani dështoi plotësisht dhe sistemet e AKSHI-t qëndruan të paprekura, ashtu si të dhënat sensitive të shtetit. Por kjo është një histori tjetër, e cila në fakt duhet të jetë objekt i hetimeve penale të prokurisë. Të kthehemi tek certifikata anti-ryshfet.

Lexo edhe:

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

E gjitha të kujton një film legjendar të Ettore Scola-s me protagonistë Marcello Mastroianin dhe Sophia Loren. Personazhi kryesor i filmit ishte homoseksual. Meqë regjimi i Duçes nuk ishte dhe aq shumë miqësor me gay-t, ky ishte detyruar të merrte një certifikatë nga një mjek, e cila garantonte se nuk ishte homoseksual.

Gjithçka shkoi mirë, deri kur një nga këmishëzinjtë e togave të Duçes, u kujtua të bëjë një pyetje të thjeshtë. Pse një burrë që e ka prapanicën e paprekur, duhet të marrë një certifikatë për ta vërtetuar këtë? Me këtë logjikë i bie që të kemi të gjithë ndonjë certifikatë që nuk jemi homoseksualë- tha ai. Siç merret lehtë me mend, personazhi ynë përfundoi në pranga bashkë me certifikatën e virgjërisë.

Paralelja mes tragjikomikes në filmin e Scolas që ironizonte çmendurinë e regjimit fashist me realitetin e Shqipërisë fatkeqësisht është evidente. Por ka gjithmonë më keq.

Imagjinoni sikur sistemin e autovirgjërisë kundrejt pagesës ta shtrijnë tek inceneratorët, Porti i Durrësit dhe më tej akoma te qeveria. Fundja nëse dhe qeveria do të bënte ndonjë tender për të marrë certifikatën anti-ryshfet, qytetarët do të ishin më të qetë dhe nuk do të turbulloheshin nga helmi i non gratave pa fe dhe Atdhe, as nga aleanca e rublave. Pra t’i qepim të gjitha institucionet që të shpëtojmë Atdheun.

/Klodian Tomorri – MCN/

Etiketa: akshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025
AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

17:20 : 16/09/2025
AKTUALITET

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025
Para

Përdhunoi vajzën e mitur të shokut pasi e gjeti vetëm në shtëpi, arrestohet (Detaje)

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com