• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krijimi i ADS/ PD: AKSHI i dytë! Do përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes

11:49 : 29/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja për Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për krijimin e kompanisë “Albanian Digital Solution” (ADS), duke e cilësuar atë si një skemë korruptive për menaxhimin e fondeve publike dhe zgjerimin e administratës me emërime politike.

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli tha se ADS përbën “aktin radhës të një skeme të pastër korruptive” të qeverisë, e cila, sipas PD-së, po përdoret për kapjen e parave publike dhe krijimin e hapësirave për abuzime financiare.

PD pretendon se ADS po ngrihet si një strukturë paralele ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke dubluar funksione ekzistuese dhe duke krijuar, sipas saj, një sistem të ri punësimesh politike.

“Me paga që në tregun privat arrijnë deri në 3,000 euro neto në muaj, kjo kompani do të përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes, duke u fshehur pas statusit të ‘biznesit privat’ që ushqehet nga buxheti i shtetit. Qeveria po dublon funksione strategjike si mirëmbajtja sistemesh dhe siguri kibernetike, qëllimi duket se është mbajtja e stafeve paralele teknike, duke transferuar fondet publike nga një xhep në tjetrin dhe duke fryrë shpenzimet në kurriz të taksapaguesve”, thuhet ne reagim.

Lexo edhe:

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Denoncimi i plotë:

Vendimi i qeverisë Rama për krijimin e ‘Albanian Digital Solution’ (ADS) është akti radhës i një skeme të pastër korruptive për kapjen e parave publike, fryrjen e administratës me militantë dhe ngritjen e një strofke të re për hapësira vjedhjesh galopante.

Nën pretekstin e ‘transformimit digjital’, Rilindja po krijon një super-agjenci paralele me kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Kjo nuk është një reformë teknologjike, por një mega-skandal i hapur qeveritar që bazohet në katër shtylla:

1.Strofka e re e patronazhistëve dhe militantëve:

Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani duket se po ngrihet si një strukturë për të rehatuar militantët partiakë.

Ndërsa qeveria pretendon se do të thithë ekspertë, në fakt ajo ka krijuar një strukturë piramidale me 5 departamente dhe dhjetëra drejtori për të shpërndarë poste dhe favore politike.

2.Zhvatje pa tavan pagash për klientët e qeverisë:

Me paga që në tregun privat arrijnë deri në 3,000 euro neto në muaj, kjo kompani do të përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes, duke u fshehur pas statusit të ‘biznesit privat’ që ushqehet nga buxheti i shtetit.

3.Dublim dhe fryrje e qëllimtë-AKSHI 2:

Qeveria po dublon funksione strategjike si mirëmbajtja sistemesh dhe siguri kibernetike, qëllimi duket se është mbajtja e stafeve paralele teknike, duke transferuar fondet publike nga një xhep në tjetrin dhe duke fryrë shpenzimet në kurriz të taksapaguesve.

4.Monopol dhe gjobvënie ndaj institucioneve dhe privatëve:

Qeveria i ka dhënë kësaj kompanie të drejtën të caktojë vetë çmimet dhe kostot operacionale për institucionet shtetërore, duke i detyruar ato të paguajnë. Për më tepër, liria e saj për të hyrë në tregun e lirë dhe për të krijuar shoqëri të tjera brenda dhe jashtë vendit, hap rrugën për partneritete klienteliste me oligarkinë e TIK-ut.

Ky vendim është dëshmia e një qeverie që po privatizon çdo shërbim për interesat e saj korruptive.

1-2-1024x6402-2-1024x6593-24-2-1024x524

Me qenë se AKSHI është në varësi të tij, ne i drejtojmë sot publikisht këto pyetje Kryeministrit Edi Rama:

Pse po krijohet një AKSHI paralele? Nëse AKSHI ka funksionuar me sukses ashtu siç pretendoni në propagandën tuaj, pse po detyroheni të krijoni një strukturë tjetër paralele me 345 punonjës që dublon pothuajse 100% të funksioneve të saj?

Pse po fshiheni pas një statusi ‘privat’ për të shmangur tavanin e pagave? Pse u zgjodh formula e një shoqërie aksionare që operon si biznes privat për të kryer shërbime publike  duke ju dhënë mundësinë të paguani rroga luksi për njerëzit e oborrit tuaj politik me paratë e taksapaguesve?

Cili është fati i 700 milionë lekëve të para nga Buxheti i Shtetit? Mbi çfarë analize financiare u alokua kapitali fillestar prej 700 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për këtë kompani? Si mund t’i jepet kjo shumë e jashtëzakonshme një entiteti të ri, ndërkohë që arsimi publik, shëndetësia dhe shtresat në nevojë vuajnë nga mungesa e fondeve bazë?

Meqenëse ADS ka të drejtë të caktojë vetë çmimet e shërbimeve për institucionet shtetërore, si do të parandalohet skema ku paratë e institucioneve publike transferohen pa kontroll drejt kësaj kompanie përmes faturave të fryra artificialisht?

ADS-së gëzon lirinë për të marrë pjesë me kapital në kompani të tjera brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. A është ky një autorizim i qëllimshëm për të transferuar paratë dhe asetet e teknologjisë shqiptare drejt kompanive private, duke përdorur parajsat fiskale për të fshehur përfituesit e vërtetë?

Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj strukture dhe hetimin pa vonesë nga organet e drejtësisë të kësaj skeme të re të zhvatjes së buxhetit të shtetit.

Etiketa: ADSakshiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
Para

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

TË GJITHA

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş