• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti i Durrësit “arenë sherri” mes PD-PS në Komision: Qeveri hajdute! Të pa skrupuj

20:27 : 15/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Projekti për Portin e Durrësit ka shkaktuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Gazment Bardhi ka zhvilluar një përplasje të fortë me zv.ministrin Besart Kadia, por edhe me socialist të tjerë, lidhur me të ardhurat që do të sjellë projekti për Shqipërinë. Bardhi është shprehur se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes me Portin e Durrësit dhe të dalë i humbur nga ky biznes. Ai shton se Rama nuk firmos vetë në të tilla projekte, por lë ministrat e tij që të firmosin.

“A mund të thoni kush është kontributi që shtrihet në 20 vite. Ju i vendosni në dispozicion pronën publikem përkundrejt vlerës 1 euro. Edhe një herë. Si e thatë zonja Kokona, çfarë janë? A qenkan të ndryshme. Shtojca është pjesë integrale e marrëveshjes. Pronësia tek zhvilluesi transferohet menjëherë për 1 euro. Paguhet përpara zbardhjes së lejes së ndërtimit. Ky do ndërtojë tani jo pas 20 viteve. Kush është kontributi që shteti i jep në 20 viteve, në verë përkatëse. Pra leja e ndërtimit sipas zv.ministrit shtrihet në 20 vite. Domethënë ky ndërtuesi do të ndërtojë për 20 vite. E kam unë radhën e fjalës. Ta mbaroj unë fjalën se e kam marrë. Shqetësimi im zoti zv.ministër është se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe të dalë e humbur nga ky biznes. Kryeministri nuk firmos këtë projekt gjigand, siç e ka zakon që të mos firmosë. Fiton një kompani private. E thotë marrëveshja që ke sjellë ti. Ai vendos Belindën të firmosë dhe vetë nuk firmos. Ti pusho se del jashtë ndryshe, se nuk na urdhëron ti këtu”, u shpreh Bardhi.

Klotilda Bushka: Fjalën e keni marrë pa leje

Gazment Bardhi: E kam unë radhën e fjalës, ju pse ndërhyni…Sa i takon…Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe del i humbur nga ky biznes. Këtë e thotë marrëveshja që ke sjellë ti…Ti pusho se del jashtë ndryshe.

Lexo edhe:

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

 


Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngritur dyshime në lidhje me ndarjen e hitimit në projektin e Portit të Durrësit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj pyeti se përse shtetit merr vetëm 33% të fitimit, kur në fakt kontribuon 630 milionë euro.

“Si ka mundësi që ky investitori i madh vjen për të investuar me vetëm 80 milion euro në xhep dhe 80 milion euro kredi, ndërsa shteti shqiptar krunde fare hedh në këtë projekt (taksat që hiqen për infrastrukturën, strehimin social dhe 812 mijë metra katrorë truall) 630 milionë euro?! Ndërsa kur vjen puna të fitimi, privati merr 67 përqind të fitimit, ndërsa shteti 33 përqind?“- tha fillimisht Alibeaj.

Gjithashtu Alibeaj kërkoi që ish-pronarët të kompensohen me 100 përqind të vlerës së pronës.

“Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave. Të mos jepet asgjë! Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave. Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD. E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10, me vetëm 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%“, vijoi ai.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Edmond Spaho kërkoi që në Komision të raportonin personat që kanë firmosur projektin, konkretisht 2 ministret Delina Ibrahimi dhe Belinda Balluku, dhe “jo hidraulikët” e Kryeministrisë. Kjo frazë e përdorur nga Spaho për përfaqësuesit e qeverisë që do flisnin për projektin, ndezi debatin, ku solli reagimin e kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsi ku tha se “duhet t’i vinte turp për këtë fjalë të përdorur”.

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë

Eduart Shalsi: Të të vij turp të thuash hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën

Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate

Eduart Shalsi: Mirë se erdhe në Komision se je dhe biznesmen

Eduart Shalsi: S’ke kapacitet për të diskutuar për një projekt të tillë të këtyre përmasave.

Edmond Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë

 

Braçe kërkon transparencë për Portin e Durrësit


Gjithashtu në krahun tjetër deputeti socialist Erion Braçe ka shtruar një sërë pyetjesh në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit. Ai kërkoi nga komisioni dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shtetin shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime si edhe a ka kompani offshore të përfshira.

“Unë dua të di sa është prona shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar. Çfarë ndodh me këtë pronë. Pati kakofoni në atë që thatë ju. Dua të di, me këtë sipërfaqe toke çfarë ndodh. Dua që të pranë këtij komisioni të depozitohet dokumenti. Çfarë ndodh me vijën bregdetare dhe hapësirën që vihet në dispozicion të këtij projekti. Ju thatë që është e ndaluar me akte që kjo pronë të vendoset kolateral për financimin e zhvillimit të këtij projekti, në cilin dokument është kjo. Kam lexuar këto që na keni sjell, por dua dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shteti shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime. Ju thoni që nga 80 hektarë, 20% do i kthehet hapësirë publike qytetit, çfarë është kjo % sot, pronë publike apo private. Sa janë taksat që do paguajë investitori, ju thatë që do ndërtohet hoteleri. Do ndërtohet gj tjetër veç hoteleve aty? Sa taksa do paguhen dhe sa taksa do përjashtohen? Tani pyetja për investitorin u bë. Unë dua garanci që ky projekt do mbarojë dhe më cilin institucion do të kem marrëdhënie. Ka kompani offshore të përfshira? Cilat dhe ku janë? Pyetja tjetër që kam, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin dhe pastrimit të parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment duhet t’i nënshtrohen? Për të zhvilluar këtë sipërfaqe në Portin e Durrësit, ka pasur kërkesa të tjera? Nëse po, nga cilët, nëse jo vazhdojmë. Kush do jetë institucioni që do kontrollojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij investimi”- tha Braçe.

Kadia: Investitori i Portit të Durrësit përjashtohet nga 2 taksa në vlerë 220 mln euro!

Zv. ministri i Financave, Besart Kadia ka dhënë detaje për Portin e Durrësit, duke thënë se projekti do të kushtojë 2.1 mld euro, nga të cilat shteti do të përfitojë 1 miliard. Ai tha se pronari do “t’i falen” 220 mln euro taksa, që vijën si rezultat i kontributit të tij dhe të qenit shëtit aksioner.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hypin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit”, tha Besart Kadia.

Elira Kokona: “Pronari përfitues janë Muhammed El Alabba dhe familja e tij, Sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale i realizojnë nëpërmjet shoqërive, se ku i bëjnë, se nuk i etiketojmë dot kompani offshore ose jo, entitetet janë të përcakuara që nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar. Nishmi është garant, dhe garanton që të gjitha entitetet që ata e përbëjnë janë të paangazhuar në sanksione apo transaksione që ka masa shtrënguese nga ndërkombëtarët ose këtu. Të gjitha subjekte që janë përfituesit fundor janë persona fizik dhe qytetarët të Emirateve të Bashkuara”.

 

Seanca plenare për projektin e Portit të Durrësit do të mbahet më 24 nëntor

Më 24 nëntor është caktuar data e seancës plenare për debatin mes palëve politike sa i takon projektit të Portit të Durrësit. Kjo seancë pritet që të zgjasë rreth 6 orë ku duke iu referuar aktualitetit politik pritet që në sallën e Kuvendit të ketë debate të ashpra mes dy palëve politike. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratoi gjithashtu kalendarin e punimeve në Kuvend për periudhën 22 nëntor-23 dhjetor 2022.

Etiketa: aferaEdi Ramaerion braceKomisioni i ligjeveopozitaPartia Demokratikeporti i durresitqeveriaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
Para

Porti i Durrësit, Gazment Bardhi i hedh mikrofonin Klotilda Bushkës

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com