• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente, ja abuzimet e tij

12:28 : 31/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në mënyrë urgjente dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe në botë që ka abuzuar në mënyrë skandaloze me udhëtimet luksoze duke shpenzuar nga taksat e shqiptarëve mbi 22 milionë euro.

Gjithashtu Berisha nuk la pa përmendur aferën e inceneratorëve dhe parkun e Butrintit.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard, moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij. Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me lidhet e vendit për djegësit.

Sipërmarrja e Edi Ramës, e djegsave Tiranë-Fier-Elbasan, ëhstë sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë të cilët formalisht shpallën në kërkim menaxherët dhe administratorët e kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse të gjithë objekte krimi nuk konfiskohet asgjë, dhe ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për tu çliruar nga akuzat. Kjo sipërmarrje merr çdo javë qindra mijëra euro që shkojnë në kontot bankare të Ramës dhe ministrave të tjerë me emra të ndryshëm. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet, ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrjeje, të punësuarit e tjerë, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës çlirimin nga akuzat. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen të largohet menjëherë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur i shfrenuar, janë më shumë se çka shpenzuar Byroja Politike e Diktaturës. Ju garantoj në 20 vite të marra sëbashku me një gjakpirje të pamëshirë, e pensionistëve, arsimtarëve, mjekëve pedagogëve, për të gjitha këto Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se charterin, “ismailin” e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit paçka se avioni në një udhëtim për promociojn shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qefli i madh propocionesh na del, turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë superskandal, faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e Europës e detyron atë të flasë me gjuhën enjë ordineri, sikur ka traktin tretës në tru, dhe gojën si pjesë fundore të këtij trakti, ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër. Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve. Djemtë nga Dibra janë zotuar përsëri në një shoë festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një shoë festiv të zotohesh se do grabis votat sfidon shqiptarët që besojnë ke vota e lirë, dhe i mobilizon arta për të të dhënë përgjigjen që meriton armiku i votës së lirë”, tha Berisha.

Etiketa: charterdoreheqjeEdi Ramainceneratoretqeveria korrupsionSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
Para

Inceneratorët/ Berisha: Gugalja, Zoto dhe Mërtiri presion për t’u liruar nga akuzat

TË GJITHA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com