• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëllai i komandantit fiton tenderin 10 mln euro për Teatrin, te trualli i Gardës

15:01 : 27/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka firmosur fituesin e tenderit 10 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave. Një investim i majmë, i cili do të ndërtohet në truallin aktual të Gardës së Republikës, në zonën pranë kodrave të Liqenit Artificial. Në krah të kësaj godine, do të ndërtohen objekte shumëkatëshe private, lejet e të cilave janë dhënë dhe kanë filluar ndërtimet.

Por, në këto radhë do të ndalemi te procedura e Margaritit, apo kopsitja e letrave në mënyrë të tillë që i gjithë fondi limit të shpenzohet. Po, nëse s’kanë asnjë frikë, përse bëjnë letra?! Përse nuk ia japin direkt oligarkëve apo firmave që qëndrojnë pas tyre.

BoldNews.al ka hulumtuar dhjetëra dokumente, ku rezulton se ndërtimi i kësaj godine do të bëhet në truallin aktual të Gardës së Republikës. Pak kohë më parë, me hir apo me pahir, komandanti i Gardës, Gramos Sako, ia “fali” truallin Bashkisë së Tiranës dhe disa individëve. Madje, rrafshoi ndërtimet dhe i hapi rrugën kullave shumëkatëshe. Por, a ka pasur ndonjë përfitim Gramos Sako?!

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave në zonën pranë ish-Gardës së Republikës

Në emrin e tij jo! Por, koha kaloi dhe në “skenë” del emri i firmës “2 T”, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave. Sipas dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma “2T” shpk administrohet nga Artan Sako, i cili është vëllai i Gramos Sakos, komandant i Gardës.

Lexo edhe:

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

Kjo firmë, “2 T”, sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, është bërë bashkë me disa firma të tjera dhe kanë garuar si një e vetme në këtë tender, duke eliminuar konkurrencën. Madje, ata rezultojnë se kanë marrë pothuajse të gjithë fondin limit, duke lënë rrugës vetëm disa qindarka.

Fondi limit i tenderit ka qenë plot 1.035.362.461 lekë pa TVSH, ose me TVSh rreth 10 milionë euro. Objekti i tenderit është “ndërtimi i një objekti/qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë; 1. BOE “K.A.E.XH.”, “BE – IS” , “2 T”, “RGR GROUP” me vlerë 1.000.449.285 lekë”, thuhet në këto dokumente. Pra, ka qenë vetëm 1 ofertë, e cila doli edhe fituese.

Por, lexoni pak me vëmendje kush doli fitues: kompania “2 T”. Nga njëra anë vëllai i dha truallin Bashkisë dhe Ministrisë. Dhe nga ana tjetër, Veliaj dhe Margariti e “shpërblejnë”, duke e shpallur fituese firmën e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës, duke ngritur hije të mëdha dyshimi për një konflikt të pastër interesit.

Faksimile: Investigimi i BoldNews.al, për betonizimin e ish-truallit të Gardës së Republikës, te Liqeni Artificial

Në fund të muajit gusht 2022, BoldNews.al, publikoi një investigim, ku shembja e godinave të Gardës së Republikës, i hapi rrugë ngritjes së kullave shumëkatëshe, projektet dhe ndërtimet e të cilave kanë filluar. Në atë zonë janë shfaqur maketet e para të kullave, ku në atë pronë, e cila ka qenë deri para pak kohësh publike, do të ndërtohen hotele luksoze dhe godina banimi.

Në zonë do të ndërtohet Teatri i Kukullave, ku godina ka 1 kat nën tokë dhe 8 kate mbi tokë. Por, në dokumentet shoqëruese të këtij Teatri, Ministria e Kulturës, ka ilustruar se Teatri do të jetë në mes të dy kullave shumëkatëshe, për të cilat ka informacion se do të jenë hotele luksoze apo qendra tregtare. I gjithë synimi i Lali Erit dhe i pushtetarëve të tjerë kanë qenë pikërisht kullat dhe jo godinat publike, të cilat janë në këtë rast kamuflim.

BoldNews.al vijoi hulumtimin, teksa siguroi dokumente dhe foto nga ajo zonë ku ka filluar të ndërtohet projekti “Nova Hotel” me 5 yje. Sipas projektit të miratuar nga Bashkia e Tiranës, do të jetë një godinë me funksion hotel, zyra dhe shërbime. Ndërsa godina do të jetë 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nën tokë. Sërish ngjitur me atë Teatër do të ndërtohet një tjetër kullë, për të cilën nuk ka informacione deri më tani se çfarë do të jetë.

Etiketa: 2 tElva MargaritiGramos Sakoteatri i kukullavetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

09:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

18:48 : 26/05/2025
Para

Aksident në Vlorë/ Makina del në anën tjetër të rrugës, lëndohet shoferja

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com