• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AKSHI, përbindëshi që po gllabëron buxhetin

17:20 : 14/10/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2018, AKSHI tenderoi 15 milionë euro për ngritjen e sistemit të fiskalizimit dhe mirëmbajtjen e tij për 4 vjet. Por pa mbaruar akoma kontrata me kompaninë kroate, dy muaj më parë AKSHI hapi një tjetër tender për fiskalizimin me vlerë 3.2 milionë euro. Këtë herë për të rritur kapacitet e serverave që mbajnë të dhënat e faturave. Pra qeveria kishte bërë ligj për të detyruar biznesin të dërgojë çdo faturë tek tatimet, por AKSHI nuk e kishte llogaritur sa hapësirë duhej.

Në vitin 2012, qeveria shqiptare ndërtoi nga hiçi sistemin elektronik të pensioneve për një vlerë totale 4 milionë euro. Sot AKSH-i ka hapur tenderin për përmirësimin e sistemit dhe ndërtimin e një sistemi paralel BÇ. Vlera e tenderit 6 milionë euro.

Në vitin 2007, USAID financoi ngritjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Për 15 vjet sistemi i QKB u menaxhua nga USAID pa asnjë ditë të vetme defekt dhe mirëmbajtja e tij është paguar 100 mijë euro në vit. Së fundmi faqen e QKB e ka marrë në dorë AKSHI. Para një muaji, ajo hapi tender 1.8 milionë euro për përmirësimin e faqes dhe mirëmbajtjen e saj dy vjeçare. Pra 900 mijë euro në vit.

Lexo edhe:

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Vendimi i qeverisë për të përqendruar të gjithë tenderat e IT-së në një dorë të vetme ka krijuar një përbindësh me fuqi të pakufizuara. Sot AKSHI kontrollon të gjithë tregun e teknologjisë së informacionit, dikton rregullat dhe ndan tortën e madhe financiare. Dhe torta e buxhetit publik që shkon për IT është fryrë aq shumë sa që tashmë ka dalë jashtë kontrollit.

Në vitet 2015-2018, AKSHI ekzekutoi 60 milionë euro pagesa nga thesari për kontratat me privatët, mesatarisht 15 milionë euro në vit. Nga 1 janari i vitit 2019 deri tani AKSHI ka paguar 127 milionë euro tek kontraktorët e saj privatë. Mesatarisht 32 milionë euro në vit dhe më e keqja duhet të vijë. Vetëm në tre muajt e fundit të këtij viti AKSHI ka shpallur 27 milionë euro.

Ky është një lum parash që shpenzohet pa asnjë mekanizëm kontrolli. Sot AKSHI vendos standardet e të gjithë tenderave publikë në industrinë e IT, cakton fondin limit, zhvillon tenderat, përzgjedh fituesit, lidh kontratat, i mbikëqyr ato, i merr në dorëzim dhe paguan paratë. Kjo është fuqia e monopolit absolut që nuk e ka as vet qeveria me të gjitha agjencitë në varësi të saj. Dhe sikur të mos mjaftonte kaq ka dhe një detaj tjetër.

Nëse të gjitha kontratat publike bazohen mbi tregues referencë, në industrinë e IT-së kjo nuk ndodh. Kur ARRSH tenderon një rrugë, vlera e tenderit përcaktohet mbi bazën e një manuali preventivi me çmime të standardizuara. Kur AKSHI prokuron një tender, vlera e tij përcaktohet sipas qejfit të AKSHI-t. Me pak fjalë, AKSHI është një xhep ekstra buxhetor i krijuar për të shmangur disiplinën financiare dhe mekanizmat e kontrollit mbi fondet publike. Kjo është receta optimale e korrupsionit.

Dhe tani shikoni pasojat. Vitin e kaluar kontraktori kryesor privat i AKSHI-t, realizoi një normë fitimi 45 për qind mbi xhiron. Por edhe kjo ka gjasa të jetë një normë e nën raportuar. Një pjesë e shpenzimeve të kompanive që fitojnë tendera nga AKSHI fryhen për të çuar para në llogaritë e aktorëve të tretë përmes nënkontraktimeve.

Me përqendrimin e tenderave të IT-së në një dorë, Edi Rama ndërtoi një përbindësh financiar me fuqi shkatërruese. AKSHI tani është Leviathani që gllabëron paratë publike pa asnjë kontroll dhe pa asnjë kufizim. Skandalet me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve dhe patronazhistët janë vetëm dëmet kolaterale të një grope korruptive, që po nuk u disiplinua do tresë miliarda e miliarda fonde publike në tendera me kosto 3 fish mbi realen.

Etiketa: akshifiskalizimiITKlodian Tomorrisistemi elektronik i pensionevetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Tomorri: Rama po zhduk pronën publike për të ndërtuar një regjim ekonomik klientelist

22:01 : 24/07/2025
AKTUALITET

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

13:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
Para

Ministria e Financave mban të fshehtë raportin e performancës së koncesioneve

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com