• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leksioni i protestës, Mustafaj: PD duhet të ripërtërihet

22:48 : 12/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Partisë Demokratike, Andi Mustafaj, ka kundërshtuar idenë se humbjet e opozitës lidhen vetëm me mungesën e frymëzimit nga PD-ja. Në A2 CNN, Mustafaj tha se në Shqipëri i faturohen opozitës problemet e shoqërisë, ndërsa nuk i njihen arritjet apo roli i saj.

“Veprojmë sikur jemi në një demokraci funksionale të vendeve skandinave, ndërkohë që ne jetojmë brenda një autokracie moderne. Unë kam qenë në fushatë, në çdo cep të Shqipërisë dhe realiteti i qasjes me terrenin është shumë herë më i ndërlikuar dhe i vështirë sesa thjesht Partia Demokratike nuk frymëzon. Partia Demokratike ka sigurisht problematikat dhe të metat e veta. Nuk ka qenie perfekte dhe Partia Demokratike nuk ka përjashtim nga ky ligj i pandryshueshëm i natyrës, por i vetmi vend në botë që unë kam parë, unë e kam studiuar shumë, jemi i vetmi vend në botë që fajësohet në mënyrë të tillë opozita. Në qoftë se nuk frymëzon Partia Demokratike, pse nuk kanë votuar zotin Shehaj, pse nuk kanë votuar zotin Qorri, pse nuk kanë votuar zotin Lapaj? Pse nuk kanë krijuar partitë e tyre njerëzit? Pse shoqëria civile nuk është organizuar në mënyrë që të jetë vendimmarrëse? Pse sindikatat nuk kanë rol për mbrojtjen e punëtorëve? Pse policia nuk arreston mafiozët? Pse qytetarët në zonat e tyre në fshatra nuk mblidhen bashkë që të bëjnë trysni mbi bashkinë që të sjellë ujin. Kur e shtrojmë problemin në këtë mënyrë, e shohim që është shumë më ndryshe. I vendosen mbi shpatullat e Partisë Demokratike çdo lloj peshe, por nuk i njihet asnjë gjë pozitive dhe kjo është diçka që ne vuajmë. Unë e kuptoj që pritshmëritë janë shumë të larta”, tha ai.

Sa i takon ripërtëritjes së Partisë Demokratike, ai theksoi se protesta në bulevard do të ketë ndikim në PD për ta kaluar nga një parti e frymës në një parti moderne dhe profesionale, me më shumë hapësirë për të rinjtë, ide të reja dhe metoda të reja organizimi.

“Unë jam i sigurt që kjo protestë do ketë dhe kjo ndikim në rritjen e trysnisë edhe brenda Partisë Demokratike që të ketë një përtëritje të plotë jo vetëm të personave, por dhe të ideve dhe të metodologjisë së punës. Unë kërkoj dhe kam kërkuar gjithmonë që Partia Demokratike të profesionalizohet. Kemi qenë për gjithë këto vite parti e frymës dhe jam shumë krenar që jam anëtar i një partie fryme. Por besoj që hapi tjetër për të luftuar regjimin e Edi Ramës është profesionalizimi i partisë. Pra kalimi nga një parti fryme në një parti plotësisht moderne dhe profesionale”, tha ai.

I pyetur nëse mund të mësojë Partia Demokratike nga protesta që vijon sot në ditën e 13-të, Mustafaj theksoi  “Leksione ka çdo herë për të mësuar nga çdo gjë. Leksioni kryesor i kësaj proteste është që kur qytetarët u çlirohen energjitë, ata janë shumë pozitivë dhe shumë ndërtues. Por kjo ndodhi dhe gjatë foltores, kur qytetarëve ju dha mundësia demokratëve në rastin e foltores, ju dha mikrofoni, ju dha liria për të marrë pjesë, për të folur, ata e çliruan energjinë e tyre. Mësimi është që ne duhet t’i besojmë aftësisë së individëve për t’i dalë zot vetes së tyre, t’i besojmë energjive të tyre që ata të prodhojnë më të mirën për vendin tonë. Kjo është besoj diçka shumë e rëndësishme. Duhet sigurisht të vendosim veten në pikëpyetje. Pse nuk u arrit në një moment apo një tjetër që kjo protestë të masivizohet nga Partia Demokratike. Nuk po them që janë çështje që duhen evakuar pa u trajtuar, por ka mësimet që janë pozitive që rigjen dhe tek veprimtaria jonë. Gjenden shumë lidhje nyje ndërlidhëse midis tyre”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

Etiketa: Andi MustafajAnëtari i Partisë DemokratikeLeksioni i protestësmustafajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet seanca plenare/ PS miraton pa diskutime raportet dhe projektligjet mes përplasjeve me PD

16:55 : 23/07/2026
AKTUALITET

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026
AKTUALITET

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:04 : 23/07/2026
AKTUALITET

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

13:15 : 23/07/2026
AKTUALITET

PS rrëzon PD-në për ndarjen e bashkive, Berisha: Akt i paligjshëm!

11:53 : 23/07/2026
AKTUALITET

“Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë”/ Tabaku ‘sfidon’ socialistët: Dilni në protestë!

11:25 : 23/07/2026
Para

Horoskopi 13 qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat e 12 shenjave

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom