• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mariglen Qato nuk i pa katet pa leje, Veliaj i jep 200 mln lekë Arben Malokut

17:29 : 06/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për të kuptuar se pse nisma e qeverisë dhe e Rilindjes në përgjithësi kundër informalitetit në ndërtime është thjesht në show i radhës propagandistik, mjafton të shohësh se çfarë ndodh pasi zbulohen katet pa leje të “oligarkëve” të ndërtimit.

Pak ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u shfaq në lagjen e tij, duke deklaruar se kishte zbuluar një pallat me kate pa leje. Sipas Çuçit, në një godinë në rrugën “Myslym Shyri”, shumë pranë qendrës së Tiranës, ishin konstatuar rreth 2700 metra katrorë pa leje.

Çuçi nuk e tha se kush e kishte ndërtuar pallatin me kate pa leje. Media zbuloi se kompania ndërtuese ishte ‘Arb-Trans”, në pronësi në administratorit socialist të Zall-Herrit, Arben Maloku dhe familjarëve të tij. Rasti përbën një skandal më vete të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, i cili “nuk ka parë” katet pa leje të ndërtuara nga kompania e Arben Malokut.

Përgjegjësia kryesore për këtë “verbëri institucionale” rëndon mbi kryeinspektorin ndërtimor, Mariglen Qato. Në raste normale, më së paku ai duhet të mbante përgjegjësi disiplinore nga shefi i tij, Erion Veliaj, por më tej edhe përgjegjësi penale për “Shpërdorim detyre”. Por, siç ndodh rëndom me zyrtarët e Rilindjes, asgjë nuk ndodh. Pra, as me Mariglen Qaton dhe vartësit e tij që nuk panë katet pa leje të Arben Malokut, nuk u mor asnjë masë.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Jo vetëm kaq. Por, kompania “Arb-Trans” përfitoi akoma më shumë, duke u “shpërblyer” me 200 milionë lekë të vjetra, në një tender të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, ku, për më tepër, nuk kishte as ofertën më të ulët. Në Buletin e Prokurimeve Publike të datës 6 Tetor 2022, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka shpallur rezultatet e procedurës tenderuese me objekt “Për shembjen e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) të pabanueshme, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre në Bashkinë Tiranë”- për 6 (gjashtë) pallate”.

Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë tender ishte 235 milionë lekë të vjetra.

Rezultatet e tenderit të zhvilluar nga Bashkia Tiranë

Në garë marrin pjesë dy operatorë ekonomikë. “Arb-Trans” e Arben Malokut shpallet fitues, ndërkohë që konkurrenti tjetër, i cili kishte ofruar vlerë më të ulët për shërbimin, u skualifikua. Kompanitë e ndërtimit dhe pronarët e tyre, të përfshira në punime pa leje, si rregull, mbajnë përgjegjësi penale dhe përballen me ligjin.

Por, në rastin e “zyrtarëve-ndërtues”, ata shpërblehen me qindra milionë lekë pikërisht nga Bashkia e Tiranës, institucioni që kishte për detyrë të verifikonte zbatimin e lejes së ndërtimit dhe penalizimin e subjekteve private kur shkelin ligjin.

Etiketa: arb transArben MalokuErion Veliajkate pa lejeMariglen Qatooligarkepropagande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Lirimi nga burgu i Alqi Bllakos, deputetja Tabaku: Propaganda u rrëzua shumë shpejt

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom