Nga Boldnews.al
Gjaku i tharë i Ardit Gjoklajt është aty! Në shtëpinë e tyre në Sharrë të Kombinatit, miq shok e të afërm kanë ardhur të pijnë kafen e mortit. Rrjetet sociale e kujtuan sot heroin që dha jetën pas thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të punuar në Landfill, se kushtet janë shumë të mira. Media qëndrore ajo e oligarkëve të mëdhenj heshti. Asnjë nga kanalet kombëtare nuk e përmendi se një vit pas vrasje-vdekjes së Arditit të vogël, nuk pati mirësinë të bënte një kronikë televizive një memorie. Në vend të lajmit ata zgjodhën reklamat e Erion Veliajt ku shkatërrimi i një parku u shitet qytetarëve si ndërtim parqesh lodrash.
Nuk tha sot asnjë fjalë as Kryeministri Edi Rama që na flet çdo ditë për Shqipërinë që duam. As lideri i opozitës i djegur e i përvëluar për të drejtat e munguara të shqiptarëve. Vrasje-vdekja e Arditit nuk solli ndonjë reagim as nga Presidenti i ri i Republikës, i cili u betua pak ditë më parë në emër të kushtetutës. Nuk folën as shoqatat e të drejtave të njeriut të cilat u shqyen duke gllabëruar fonde dhe slanë rast pa ngritur zë për të drejtat e LGBT-së.
Vrasja e Arditit ishte një vrasje shtetërore nga ato ku shteti e ka armën në dorë dhe e shkrep. Nuk folën as shoqatat e gazetarëve ku investigimet për këtë çështje sollën pushimin nga puna dhe mos pagimin e rrogave të kolegëve të tyre. Pronarët e Vision Plus vazhdojnë të marrin kontrata të majme shtetërore nga qeveria dhe bashkia e Tiranës ndërsa ndërgjegja e tyre duket se nuk egziston.
Arditi u vra se donte të punonte dhe të mos bëhej pjesë e botës së krimit. Me ato lekë ai do të blinte libra për të vazhduar studimet. Por makutëria e drejtuesve të firmës kryebashkiakut Veliaj ia preu ëndrrat në mes një adoleshenti që e vranë dhe e rivranë disa herë. Një vit më pas askush nuk është dënuar për këtë vrasje. Prokuroria e përgjithshme fle gjumë. Ky i Tiranës pi kafe e gjerbatë së bashku me autorin e vrasjes, me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Të gjithë heshtin, ndërgjegje ska më, shteti ligjet, institucionet flenë gjumë. Arditi nuk është më mes nesh. Me siguri na sheh nga Lart dhe pyet veten i habitur se sa i qelbur është vendi i tij, Shqipëria, po si nuk e kishte njohur më parë. E vetmja gjë që ka mbetur është Zoti, mbase një ditë ai do ua kthej vrasësve dhe atyre që heshtin këtë dhimbje ta përjetojnë duke i çuar të gjithë në ferr.