• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

13:53 : 02/10/2022
në BOTA, Lajmet e Dites

Frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet. Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore.

Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja.

Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.

Kjo vjen pasi lideri çeçen dhe aleati i linjës së ashpër të Moskës, Ramzan Kadyrov, i kërkoi presidentit Vladimir Putin, të merrte në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët, si kundërpërgjigje për humbjet që po pëson ushtria ruse në lindje të Ukrainës.

Në orët e fundit raportohet se trupat e Putin janë tërhequr nga qyteti strategjik i Limanit në Donjeck, një nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës, të cilat Rusia pretendon se po I anekson. Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se pas vendosjes së flamurit në atë territor, do të çlirojë dhe gjithë Donbasin.

Lexo edhe:

Ish-shefja e shërbimit sekret britanik: Anglia mund të jetë tani në luftë me Rusinë

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia

Ai paralajmëroi ushtarët rusë duke u thënë: largohuni nga Putin dhe kundërshtoni urdhrat e tij, ose do të vriteni të gjithë, një e nga një. Ndërkohë, janë raportuar sërish bombardime në Zaporizhia, teksa luftime ka edhe në zona të tjera në lindje dhe jug të Ukrainë.

Kievi ka bërë dhe një bilanc të fundit të luftës dhe njofton se që prej 24 shkurtit ka eliminuar rreth 60 mijë ushtarë rusë.

Etiketa: alarmnëndetëseRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-shefja e shërbimit sekret britanik: Anglia mund të jetë tani në luftë me Rusinë

09:34 : 29/09/2025
RAJONI

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia

08:39 : 25/09/2025
BOTA

Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

15:00 : 24/09/2025
RAJONI

Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për import gazi me Rusinë në tetor

15:31 : 23/09/2025
BOTA

NATO paralajmëron Rusinë që “të ndalë” shkeljet e hapësirave ajrore

14:47 : 23/09/2025
BOTA

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025
Para

Pr*stitutat kolumbiane në Tiranë: Erdhëm me dëshirën tone, ja si i gjenim klientët

TË GJITHA

Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

10:41 : 29/09/2025

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Thërrisni Këshillin e Legjislacionit për shkarkimin e Niko Peleshit

10:33 : 29/09/2025

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

10:31 : 29/09/2025

37-vjeçari gëlltit një sasi kokaine nga frika e policisë, përfundon në spital

10:25 : 29/09/2025

Vrasja e Edoardo Sarchit/ Kushëriri për La Repubblica: Dyshoj për një grindje me djemtë e ortakut

10:15 : 29/09/2025

Aksident i rëndë në Suharekë, një i vdekur dhe katër të plagosur

10:14 : 29/09/2025

Eduart Merkaj emërohet në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

09:57 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com