• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse e mohoi Edi Rama kapriçion 3.7 milionë euro në kryeministri

10:36 : 28/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Zjarret në pyje, fatura që djeg

Që Edi Rama është maniak i arredimit, fasadave dhe gjithçka që lidhet me imazhin, kjo nuk është lajm. Prekja e piktorit u dha ngjyrë korridoreve dhe fasadës së Ministrisë së Kulturës. Nuancat në veshje bënin gjithnjë diferencën me kostumet gri të politikanëve të kohës.

Kurimi i imazhit provokativ i dha formë politikanit kontravers, që e përshtati zyrën e Bashkisë së Tiranës sipas shijes së tij, bojatisi pallatet, mbrojti idenë e mbjelljes së pemëve të shtrenjta në rrugët e kryeqytetit, vendosi “kërpudhën” kuqeblu në oborrin e kryeministrisë, markizën që pulson si në hyrjen e një diskoje, COD-in, mini-kinemanë, pikturat në mure, koshin e basketbollit dhe lapsat e panumërt. Estetika e definon Edi Ramën. Ka qenë kartëvizita e tij si politikan. Dikur ai mburrej me të.

Prandaj mohimi që i bëri instalacionit gjigand, të quajtur “Parku Eden” që do të vendoset në kryeministri, ishte i pazakontë. Në vend të formës, ai theksoi përmbajtjen. Në vend të estetikës, funksionin.

“Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do të shtrihet në të gjitha institucionet, nga kryeministria tek ministritë, dhe nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por për një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime dhe mjediseve të reja të punës që ka nevojë aty dhe nuk është diçka që bëhet për mua apo për ne”, u shpreh kryeministri, kur doli nga mbledhja e kryesisë së PS.

Instalacion 3.7 milionë euro dhe thirrje për kursim

Ndryshe nga çfarë thotë Edi Rama, investimi në oborrin e kryeministrisë është në radhë të parë një atraksion, që merr kuptim vetëm për hir të prejardhjes së Edi Ramës si artist. “Parku Eden” është projekt i studios “Precht” e themeluar nga arkitekti austriak Chris Precht, e specializuar në përdorimin e materialeve natyrale me ndikim të pakët në mjedis.

Mohimi që i bëri Rama si një projekt atraksioni në radhë të parë, vjen si pasojë e krizës ku po kalon vendi. Qeveria ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për të nxitur kursimin e energjisë. Në fillim të muajit hyn në fuqi një llogaritje e re e faturimit të energjisë elektrike. Familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë do ta paguajnë 4 herë më shumë pjesën e mbetur.

Në anën tjetër, zv.kryeministrja Balluku ka këshilluar qytetarët të ecin në këmbë dhe të shmangin lëvizjen me makinë, ndërkohë që duhet ta mbajnë sa më pak hapur derën e frigoriferit.

Rritja e çmimeve ka rënduar xhepat e konsumatorëve, që nga ushqimet bazë deri tek karburantet. Kësisoj, kur qytetarëve iu kërkohet të shtrëngojnë rripat se ka luftë në Ukrainë, si mund të justifikohet shpenzimi i 3.7 milion eurove për një kapriçio të kryeministrit?

Në këtë situatë, zgjedhja e Ramës për të shpenzuar miliona euro mbi këtë projekt ngjan me një tekë personale të tij, tipike për politikanët që për nga mënyra e jetesës i ndan me qytetarët një hendek i madh.

Marrë nga Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramainstalacionkryeministri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
Para

Kapet duke punuar në shtëpi bari në Angli, shqiptari: Kam djalin e sëmurë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com