• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e re e Erjon Banit/ Pafajësi për vrasësin dhe vetingaset Çiftja-Bekteshi

14:36 : 21/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Në Shtator të vitit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani, megjithëse ndaj tij kishte dyshime të forta për integritetin profesional e personal, pasi në vitin 2016 shpalli të pafajshëm autorin e një vrasjeje në Lezhë.

Gjykata e Apelit të Shkodrës e riparoi vendimin skandaloz të Banit, duke dënuar Mariglen Përgjinin me 18 vjet burgim, për vrasjen e Martin Shtjefnit, ngjarje e ndodhur në vitin 2013, në një lokal me muzikë tallavaje, në periferi të Lezhës.

Trupa e Vetingut, e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, ia justifikuan në mënyrë të habitshme këtë rast flagrant gjyqtarit Erjon Bani, duke i dhënë dritën jeshile për të vijuar karrierën.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Pas këtij vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor emëroi Banin si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme.

Kjo gjykatë, si rregull, duhet të mblidhje ajkën e sistemit të “drejtësisë së re” dhe ka për detyrë të luftojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Por, gjyqtari Erjon Bani duket se nuk e ka harruar “nderin” që i bënë gjatë procesit të Vetingut dhe ka mbetur “peng” i konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai ka shqyrtuar rastin e dy anëtareve të Vetingut-Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, të hetuara për probleme të theksuara me pasurinë dhe dokumentat justifikues.

Në të dyja rastet, gjyqtari Bani i ka shpëtuar zonjat e Vetingut nga problemet penale.

Për Brunilda Bekteshin vendosi pushimin e hetimeve, ndërsa Etleda Çiftjan e shpalli të pafajshme, pavarësisht dyshimeve të forta për burimin e pasurive të tyre.

Bekteshi, jetesë me 8 mijë lekë/muaj

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) hetoi për disa muaj anëtarën e Komisionit të Vetingut, Brunilda Bekteshi, nën dyshimet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Në Dhjetor të vitit 2021, SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme kërkesën për pushimin e çështjes, pasi, sipas prokurorit, nuk kishte elementë të veprës penale.

Rastin e shqyrtoi gjyqtari Erjon Bani. Në një vendim të datës 7 janar 2022, Bani vendos ta rikthejë çështjen për hetim në prokurori, pasi kishte identifikuar një mori elementësh, të cilët ngrinin dyshime për burimin e pasurisë së Vetingases.

“Gjykata çmon se ka dyshime të arsyeshme që shtetasja Brunilda Bekteshi nuk ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për të blerë një apartament në vitin 2007 dhe për këtë arsye, Prokuroria duhet të hetojë më tepër”, thoshte në atë vendim gjyqtari.

Bazuar në përllogaritjet e kryera nga gjykata, referuar të ardhurave të mbështetura në dokumentacion ligjor, si edhe duke përfshirë edhe shpenzimin për blerjen e apartamentit, rezulton se familja Bekteshi e përbërë nga 3 anëtarë në atë kohë, “ka pasur në dispozicion mesatarisht 98.067 lekë në vit ose 8172 lekë në muaj”, shprehej ndër të tjera gjyqtari Bani, duke detyruar prokurorinë që të thellohej në hetime.

Tre muaj më pas, SPAK-u dërgon sërish kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Bekteshit.

Nga të dhënat gjyqësore, rezulton se hetimet e Prokurorisë Speciale nuk e kanë zbardhur “misterin” se si ka mundur të jetë një familje prej tre anëtarësh vetëm me 8 mijë lekë të reja në muaj.

Por, pavarësisht kësaj, gjyqtari Erjon Bani pranoi kërkesën për pushimin e hetimeve penale, duke u bindur se një familje mund të jetë me 80 dollarë në muaj, një shumë që është më pak se gjysma e pensionit të një të moshuari.

Pafajësi për Çiftjan

Anëtarja tjetër e Vetingut, Etleda Çiftja, u akuzua zyrtarisht nga SPAK-u për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Prokuroria kishte siguruar prova dhe dokumenta, mbi bazën e të cilave kërkoi dënimin me 1 vit e gjysëm burgim, të konvertuar në shërbim prove, për komisioneren Çiftja.

Pak ditë më parë, Erjon Bani rrëzoi provat e prokurorisë dhe e shpalli të pafajshme Etleda Çiftja, e cila, ishte gjithashtu edhe komisionere që kishte konfirmuar në detyrë gjyqtarin.

Rasti duket si një situatën flagrante “konflikti interesi”. Por, gjithësesi, vendimi i Banit tashmë është zyrtar.

Vendimi për pafajësinë e Etleda Çiftjas shkaktoi reagime të forta në opinionin publik dhe radhët e juristëve.

Instituti i Studimeve Politike (ISP), në një postim në profilin zyrtar, shkruan:

“Unë votoj ta kalosh vettingun dhe ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK”! Një gjyqtar testohet në veting nga tre anëtarë dhe e kalon atë, njëra nga tre anëtarët akuzohet nga SPAK për veprat penale falsifikim dhe deklarim i rremë i pasurive, dhe gjyqtari gjykon personin që e votoi në veting! Vetë subjekti sqaron se mund të jetë në konflikt interesi, por “garanton” se “marrëdhëniet me të pandehurën kanë qenë dhe janë ‘indiferente’”.

I vetmi që i ka dalë në mbrojtje vendimit të Erjon Banit, është Ylli Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë, tashmë avokat, shkruan se “….Ka shumë komentues që arsyetojnë me mosbesim sepse nisen nga titulli publik “Entela Çiftja e pafajshme”, por mua nuk më duhet hiç motivi që ka shtyrë gjyqtarin Bani të marrë atë vendim.  Vendimi është i drejtë. Arsyetimi është llogjik…”.

Etiketa: brunilda bekteshiErjon BaniEtleda Çiftjagjykatekpkspakvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
Para

Pse disa persona qajnë më lehtë se të tjerët?

TË GJITHA

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com