• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen për fundin e luftës

Zyrtarë të SHBA-së në Uashington si dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit njoftuan nënshkrimin e marrëveshjes për fundin e luftës në Iran.

08:36 : 18/06/2026
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,ka nënshkruar një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan për AFP të mërkurën, pasi Axios raportoi se nënshkrimi u bë gjatë një darke me presidentin e Francës. “Mund ta konfirmoj nënshkrimin,” tha zyrtari kur u pyet për raportin se Trump personalisht nënshkroi një kopje gjatë darkës me Macron në Pallatin e Versajës, pas një samiti të G7.

Teksti i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është nënshkruar nga presidentët e të dyja palëve, raportoi media shtetërore iraniane të enjten (18.06.2026), duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Esmael Baghaei.

Ç’përmbajtje ka marrëveshja?

Draft-marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit parashikon që Teherani të hollojë rezervat e tij të uraniumit shumë të pasuruar dhe të heqë, por jo në mënyrë të përhershme, sanksionet ndaj vendit, sipas zyrtarëve amerikanë që lexuan para gazetarëve tekstin e memorandumit për përfundimin e luftës.

Lexo edhe:

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar

Marrëveshja do të hapte gjithashtu ngushticën e Hormuzit pa tarifa për dy muaj dhe do të konfirmonte një angazhim për integritetin territorial të Libanit përballë pushtimit të Izraelit kundër grupit militant Hezbollah.

Zyrtarët amerikanë ua diktuan tekstin gazetarëve të mërkurën (17.06.2026) pas disa ditësh mbajtur të fshehtë, duke folur në kushte anonimiteti. Televizioni shtetëror iranian publikoi më vonë një tekst që në masë të madhe përputhet me atë që publikoi SHBA.

Sipas zyrtarëve, draft-marrëveshja përfshin një formulim sipas të cilit Irani pranon të mos zhvillojë apo sigurojë armë bërthamore. Ajo trajton gjithashtu uraniumin shumë të pasuruar iranian, duke kërkuar që ai të ulet në nivel si minimum.

Në këmbim, SHBA do të ndërmarrë hapa për të hequr, por jo për të eliminuar plotësisht, disa sanksione të gjera ndaj Iranit pasi marrëveshja të hyjë në fuqi. Marrëveshja siguron gjithashtu kalim të lirë në ngushticën e Hormuzit vetëm për 60 ditë dhe nuk përjashton tarifa në të ardhmen, sipas zyrtarëve amerikanë dhe draftit iranian.

Dokumenti përmban gjithashtu dispozita për të garantuar integritetin territorial të Libanit pas sulmeve të fundit të Izraelit kundër Hezbollahut në territorin libanez. Izraeli ka refuzuar mundësinë e tërheqjes nga Libani, por marrëveshja thekson qartë në pikën e parë se operacionet ushtarake në Liban duhet të ndalen me nënshkrimin e memorandumit.

Sipas marrëveshjes bërthamore të kohës së Obamës me Iranin, nga e cila Trump u tërhoq gjatë mandatit të tij të parë, Irani gjithashtu pranoi kufizime ndaj programit të tij bërthamor dhe premtoi se nuk do të ndërtonte armë atomike. Republika Islamike këmbëngul se programi i saj bërthamor është paqësor.

SHBA dhe Izraeli hynë në luftë më 28 shkurt pjesërisht për të parandaluar që Irani të sigurojë një armë bërthamore, megjithëse objektivat e Trump në konflikt kanë ndryshuar vazhdimisht. Marrëveshja e përkohshme e ndalon luftën pa arritur atë qëllim. Në vend të kësaj, ajo hap një periudhë dy-mujore për negociata bërthamore dhe duket se i ofron Iranit disa përfitime që në fillim, duke marrë pak në këmbim.

Marrëveshja e SHBA për të lejuar menjëherë Iranin të shesë lirshëm naftën e tij dhe oferta për të hequr përfundimisht të gjitha sanksionet përfaqësojnë lëshime të mëdha që shkojnë përtej kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Trump e kishte tërhequr Amerikën nga ajo marrëveshje gjatë mandatit të tij të parë, duke e quajtur “marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”.

Marrëveshja ka të ngjarë të përballet me kundërshtim të fortë në Uashington dhe duket si një goditje e madhe për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është kritikuar në vend nga media, kundërshtarët dhe madje disa aleatë.

Marrëveshja do të ndalojë luftimet dhe do të nxisë negociata të reja

Pjesa më e madhe e marrëveshjes do të rikthente situatën para luftës, duke përfshirë përfundimin e armiqësive, rifillimin e bisedimeve mes SHBA dhe Iranit mbi programin bërthamor të Teheranit dhe rihapjen e ngushticës, një rrugë jetike për naftën dhe gazin natyror në botë.

Iran Teheran 2026 | Grua ma flamur iranian para pllakatit antiamerikan, ku paraqitet Trump dhe Hormuzi i mbyllurIran Teheran 2026 | Grua ma flamur iranian para pllakatit antiamerikan, ku paraqitet Trump dhe Hormuzi i mbyllur

Trump ka përmendur objektiva të ndryshme për luftën, duke përfshirë ndalimin e programeve bërthamore dhe të raketave të Iranit dhe mbështetjen për Hezbollahun dhe grupe të tjera në rajon. Ai madje sugjeroi se mund të çonte në rrëzimin e qeverisë iraniane. Marrëveshja e përkohshme nuk i arrin të gjitha këto objektiva, por Trump e lavdëroi atë të mërkurën. “Askush nuk e di çfarë është, por është shumë e fortë,” tha Trump në Francë gjatë samitit të G7.

Lëshime të mëdha për Iranin

Disa lëshime për Iranin — përfshirë heqjen e plotë të sanksioneve dhe çlirimin e aseteve të ngrira — do të ndodhnin gradualisht dhe do të lidhen me përparimin në negociatat bërthamore. Ndërkohë, SHBA do të japë përjashtime nga sanksionet që i lejojnë Iranit të shesë lirshëm naftën.

Të ardhurat nga eksporti i naftës së Iranit në vitin 2024 ishin më shumë se 46 miliardë dollarë. Blerësi kryesor, Kina, besohet se ka blerë me çmime më të ulëta për shkak të mosrespektimit të sanksioneve. Dhënia e këtyre përjashtimeve e dobëson një mjet kryesor presioni të SHBA-së. Vetëm në fund të marrëveshjes së vitit 2015 u hoqën sanksionet mbi naftën.

Marrëveshja e përkohshme hap gjithashtu rrugën për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Iranit nga SHBA dhe OKB, përfshirë ato për programet e armëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ajo parashikon gjithashtu rreth 300 miliardë dollarë për rindërtimin e Iranit, një përfitim i jashtëzakonshëm. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se vendet arabe të Gjirit mund të investojnë këtë shumë, megjithëse kjo mbetet e pasigurt. Marrëveshja sjell një përfitim të madh për ekonominë globale: rihapjen e ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalonte një e pesta e tregtisë globale të naftës dhe gazit para luftës.

Mbyllja e saj rriti çmimet e energjisë dhe të produkteve bazë në mbarë botën. Marrëveshja parashikon gjithashtu heqjen e bllokadës së porteve iraniane dhe kthimin e trafikut në nivelet para luftës brenda 30 ditësh./DW

Etiketa: IranlufteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

09:59 : 20/06/2026
BOTA

Macron për marrëveshjen SHBA-Iran: Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar

16:55 : 19/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

16:52 : 19/06/2026
BOTA

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026
BOTA

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

08:52 : 19/06/2026
BOTA

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

21:49 : 18/06/2026
Para

Arrestohet vëllai i bosit famëkeq të drogës “Fito”, kërkohej për vrasje dhe pastrim parash/ PAMJET

TË GJITHA

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

09:59 : 20/06/2026

Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash

09:47 : 20/06/2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

09:21 : 20/06/2026

PS mbledh sot Grupin Parlamentar/ Agjenda

09:14 : 20/06/2026

Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda

09:01 : 20/06/2026

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovejojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobet