• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Referendumi Turk\ Ja pushteti që fiton Erdogan

19:13 : 16/04/2017
në KRYESORE

Sot turqit votojnë në një referendum kontravers i cili do të mundësojë një zgjerim të madh të pushtetit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gjithshka që duhet të dini:

Për çfarë vendos ky referendum?

Momentalisht, Turqia ka një sistem të bazuar tek parlamenti, ku Kryeministri është kreu i qeverisë ndërsa kreu i shtetit, Presidenti, ka pushtet politik të limituar.

Erdogan propozon të ndryshohet kushtetuta, në mënyrë që Turqia të ketë një presidencë ekzekutive. Kjo do të thotë që Presidenti të bëhet kreu i qeverisë dhe roli i Kryeministrit të “braktiset”.

Si do të jetë sistemi i ri?

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

E zëmë se ky plan i ecën Erdoganit. Presidenca do të transformohej nga roli ceremonial që ka, në një pozicion jashtëzakonisht të fuqishëm në krye të qeverisë.

Presidenti do të kthehej në liderin e qeverisë së vendit dhe do t’i jepej e drejta të caktonte ministrat. 

 (Tubim kundër ndryshimeve kushtetuese).  

Zbatimi i këtij sistemi të ri do t’i siguronte Erdoganit edhe të drejtën për të vendosur dy të tretat e gjyqtarëve kryesorë të vendit. Disa ligje do të mund të kalohen me dekret dhe do të kenë në duar fuqinë për të shpërndarë parlamentin dhe të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Parlamenti do të humbiste pushtetin që ka, përfshi këtu edhe fuqinë për të thirrur ministrat e kabinetit të paraqiten para komisioneve.

Çfarë argumentash janë në dhënë në favor të këtyre ndryshimeve?  

Presidenti Erdogan është shprehur se sistemi paralmentar turk shpesh herë dërgon vendin në koalicione të dobëta qeveritare, që nuk janë të afta të marrin vendime të rëndësishme.

Ai thotë se sistemi i ri do t’a bënte qeverinë turke më të fortë, më deçisive dhe më të aftë për të mbrojtur vendin nga kërcënime të jashtme si terrorizmi apo kërcënime të brendëshme si kryengritjet kurde dhe grushtet e shtetit.

Erdogan thekson se sistemi që po propozon është i ngjashëm me atë të SHBA-ve dhe Francës, që kanë presidentë ekzekutivë.

(Një artist rruge i cili performon përballë një fotoje gjigande të Erdogan, ku shkruhet: “Voto Po, vetëm populli mund të flasë dhe të marrë vendime”). 

Çfarë thonë kritikët?

Ata thonë se sistemi i ri i jep shumë fuqi presidentit dhe nuk ka balancë apo kontrolle demokratike që duhen për t’a përmbajtur presidencën.

Kundërshtarët i tremben faktit se sistemi i ri mund të shkaktojë rritje të autoritarizmit, pasi presidenti do të ketë pushtet edhe mbi gjyqësorin, edhe mbi legjislativin.

Ata i tremben edhe vetë Erdoganit. Me një sistem të tillë, atij i jepen mundësi reale që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Duke marrë parasysh se ai u bë fillimisht Kryeministër në vitin 2003, kjo do t’a lejonte atë të ishte në krye të Turqisë për 26 vite.

Kush e mbështet dhe kush e refuzon këtë sistem të ri?

Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij konservatore “Partia për Drejtësi dhe Zhvillim” si iniciatorë të këtij referendumi, janë një “votë” pro.  Ata mbështeten nga lidershipi i partisë “Lëvizja Nacionaliste”, një parti e vogël ultra-nacionaliste.

Ata që e refuzojnë këtë fushatë udhëhiqen nga Partia Popullore Republikane, e cila është sot është opozita zyrtare e vendit, por dikur ishte partia më e fuqishme e Turqisë.

Partia Kurde “HDP” është poashtu kundër së bashku me një grup të shkëputur të ultra-nacionalistëve të “Lëvizjes Nacionaliste” dhe një grupim të madh të të majtëve.  

(Erdogan në një miting). 

A do të jetë i drejtë numërimi i votave?  

Shumica e analistëve mendojnë se po.

Erdogan ka nisur një goditje politike që prej grushtit të dështuar të Korrikut të kaluar, i cili ka përfshirë edhe shkarkimin e nëpunësve civilë, akademikëve, burgosjen e gazetarëve dhe udhëheqësit e opzitës, dhe forcimin e kontrollit të tij në media.

Të gjitha këto e kanë bërë shumë të vështirë për kundërshtarët e këtyre ndryshimeve kushtetuese që të bëjnë punën e tyre. Ata thonë se po përballen me një fushatë që i ngacmon dhe i frikëson.  

Por, pavarësisht të gjithave këtyre, si kundërshtarët e “sistemit të ri”, ashtu dhe analistët e pavarur, mendojnë se votat do të numërohen në mënyrë të drejtë dhe nuk dyshojnë se qeveria do të tentonte një manipulim në shkallë të gjerë të votave.

Çfarë thonë sondazhet për këtë referendum?

Është midis Po-së dhe Jo-së.

Anketuesit kanë hezituar të publikojnë rezultatet e tyre, pasi thonë se shumë votues janë ende të pavendosur dhe kjo nuk do të nxirrte një rezultat të saktë.

Por të dyja palët bien dakord se janë afër atyre që kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

ERE: Në 2016-ën hynë në punë 16 HEC-e të reja. Energjia rritet nga privatët!

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com