• Kontakt
Saturday, July 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dy kompanive shqiptare të një grupi personash nga Spanja, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë ndërkombëtare mashtrimi me kriptomonedha, raporton “Boldnews.al”.

Autoritetet financiare në Madrit besojnë se viktima të mashtrimit kanë rënë rreth 27 mijë persona, të gjithë me potenciale të mëdha financiare. Vlera totale e mashtrimit dyshohet se është mbi 300 milionë euro, në atë që konsiderohet si afera “Madeira Invest Club”.

Shoqëria funksiononte si një fond investimesh anonim. Klientët nuk ishin të detyruar të jepnin emrat e tyre. Për t’u bërë pjesë e “klubit”, secili prej tyre duhet të investonte një sasi parash, duke filluar nga 1.5 milionë euro.

Personazhi kyç i skemës, sipas Komisionit Kombëtar të Letrave me Vlerë (CNMV) është Alvaro Romillo Castillo, i njohur në platformat e koduara si “Luis” ose “Cryptospain”.

Lexo edhe:

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën

Në foto: Alvaro Romillo Castillo (“Luis”)

“Luisi” komunikonte me klientët e tij nëpërmjet rrjetit “Telegram”. Ai u premtonte njerëzve të ndryshëm se investimi i tyre do të shumëfishohej në një kohë të shkurtër, falë konvertimit të tyre në kriptomonedha dhe shpërndarjen në sipërmarrje të ndryshme globale.

Autoritetet spanjolle besojnë se grupi i dyshuar kriminal me qendër në Madrid, kishte krijuar një rrjet kompanish fiktive në Portugali, Shtetet e Bashkuara, në Republikën Domenikane, Estoni dhe Shqipëri.

Kompanitë në Shqipëri

Të dhënat zyrtare të konsultuara nga “Boldnews.al” tregojnë se Albaro Romillo Castillo, “Luisi”, si edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, kanë krijuar dy kompani në Shqipëri, në vitin 2024.

Shoqëritë “Wortned” dhe “Wortonova” janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në të njëjtën datë, në 6 qershor 2024. Adresa e tyre është e njëjtë: Rr. Teodor Keko, pranë Astrit, në Tiranë. Aktiviteti është i njëjtë: “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja dhe manaxhimi i hoteleve, e godinave dhe ambjenteve në të cilat ushtrohet aktivitet hotelier…”.

Kompania “Worned” është në pronësi të Alvaro Romillo Castillo. Shoqëria tjetër, “Wortonova” është në pronësi të një shtetasi me origjinë rumune, Mihaela Munteanu Manole, ndërkohë që administratori është i njëjti në të subjektet- Domingo Romillo Irarte, babai i Alvaros.

Në foto: Njoftimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit për sekuestrimin e kompanive të Alvara Romillo Castillo në Shqipëri

Shoqëritë e pezulluan aktivitetin e tyre shumë shpejt. “Worned” vendosi pushimin e përkohshëm në janar 2025, ndërsa “Wortonova” vetëm në 15 Tetor.

Vetëm një ditë më pas, Qendra Kombëtare e Biznesit regjistroi urdhërin e sekuestrimit, të miratuar nga Gjykata e Posaçme në 2 Tetor të këtij viti.

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike, të paktën deri tani, arsyet e bllokimit të shoqërive me pronarë spanjollë. Megjithatë, të dhënat për skemën e dyshuar mashtruese “Madeira Invest Club” gjenden të raportuara në median spanjolle, duke nisur prej Tetorit të vitit 2024.

Hetimi i Zyrës së Letrave me Vlerë në Spanjë mori një popullaritet në media, sidomos pas dyshimeve se në të është përfshirë si “klient-investitor” eurodeputeti Alvaro Perez. Ky i fundit i ka mohuar akuzat e autoriteteve.

“Skema” 300 mln euro

Në shtator të vitit 2024, “Madeira Invest Club” njoftoi mbylljen e saj, sapo Komisioni Kombëtar i Letrave me Vlerë në Spanjë hartoi raportin për skemën e dyshuar mashtruese, siç publikoi gazeta spanjolle “El Confidential” në atë kohë.

Në një video të shpërndarë në rrjetin “Telegram”, personazhi i maskuar pas biznesit, i njohur zakonisht si “Luis” apo “Cryptospain”, njoftoi klientët për mbylljen e biznesit. Ai e argumentoi pushimin e aktivitetit me hetimin e nisur ndaj kompanisë.

Menjëherë pas këtij mesazhi video, shumë investitorë në platformën “Madeira” konstatuan se kishin dalë jashtë funksionit të gjithë llogaritë e grupit në rrjete sociale dhe faqet e internetit nuk punonin më.

Në foto: “Madeira Invest Club” dyshohet se ka mashtruar 27 mijë persona për 300 mln euro

Në mesazhin video, personazhi “Luis” ftonte klientët që të përdornin një linjë të dedikuar në “Telegram”, ku do të jepeshin informacione më të detajuara.

“Luis-i” shpjegon se të gjithë investitorët e tij duhet të dërgojnë të gjitha të dhënat e tyre personale në atë adresë email-i, pikërisht informacionin që kompania u kishte garantuar më herët se nuk do t’u nevojitej.

Si një kampion i privatësisë dhe një ekspert në shmangien e taksave, “Luis” e reklamonte si pikën e tij më të fortë faktin që klientët nuk do të identifikoheshin dhe, rrjedhimisht, mund të shmangnin lehtësisht hetimet e supozuara për shmangie taksash.

Nuk është Luis. Është Alvares

Mediat në Spanjë kanë bërë një profil të zgjeruar për personazhet dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti “Madeira Invest Club”.

Sipas tyre, pas personazhit të maskuar “Luis” ishte Alvaro Romillo Castillo. Babai i tij, Domingo Romillo Iriarte, u shfaq në faqen e internetit të “Madeira Invest Club”.

Kushdo që donte të paguante për anëtarësimin e tij me një transfertë bankare, duhej ta bënte këtë në llogarinë e Romillo Senior (babai), e cila ndodhej në Portugali.

Në foto: Aksioni i Gardës Civile Spanjolle në zyrat e “Madeira Invest Club”

Megjithëse faqet e internetit të MIC dhe Cryptospain pretendonin se ishin të regjistruara në Neë Mexico dhe Orlando me kompani fiktive, llogaria që kërkonte paratë ishte në emër të njërës prej kompanive të Romillo-ve, “Sabroso Lda”, me seli në Viseu (Portugali).

Vetë Domingo ka edhe një kompani tjetër të lidhur me bizneset e Cryptospain dhe të vendosur në Estoni: “Elusionlegal OÜ”.

Siç u konstatua edhe nga “Boldnews.al”, rrjeti mi “Madeira Invest Club” kishte edhe të paktën dy shoqëri në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkohë, në një prej adresave të deklaruara nga kompania “Ëortonova” në Tiranë, aktualisht gjendet një tjetër kompania, “B…D…A”. Ajo është në pronësi të dy shtetasve spanjollë, S.M e F.V, është hapur në të njëjtën kohë dhe ka shënuar si objekt të aktivitetit përshkrim thuajse identik me dy shoqëritë e tjera “shqiptare” të Alvaro Romillo Castillo.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo shoqëri e tretë është pjesë e skemës së dyshuar mashtruese dhe se nuk rezulton të jetë vendosur nën sekuestro, të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi.

 

Etiketa: Alvaro Romillo Castillobllokohetkompani shqiptarekriptoluisMadeira Invest ClubmashtrimispakSpanje

Lajme të lidhura

BOTA

‘Kurthi vdekjeprurës’/ Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

15:13 : 11/07/2026
AKTUALITET

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Bardhi: Do kallëzojmë në SPAK Ramën

14:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

10:18 : 11/07/2026
AKTUALITET

“Zarf i zi për SPAK-un”/ Kryemadhi: Mbi çfarë provash është ndërtuar dosja 240-faqëshe?

17:21 : 10/07/2026
BOTA

Zjarret masive në Spanjë, 11 të vdekur dhe 19 të zhdukur

11:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

10:58 : 10/07/2026
Para

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

TË GJITHA

Horoskopi 12 korrik/ Kujdes nga debatet, për disa shenja vijnë lajme të mira në dashuri dhe para

23:13 : 11/07/2026

Video/ Koncerti i Kanye West, qytetarët thërrasin njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

23:10 : 11/07/2026

Dua Lipa kundër Edi Ramës: Ndryshon ligjet mjedisore pa konsultim publik

23:04 : 11/07/2026

Aksident i pazakontë në Librazhd, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

22:52 : 11/07/2026

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026

Trend dhunimi dhe shpërndarjen në rrjetet sociale, 15 të mitur në hetim çdo javë, prokurorja ngre alarmin

22:32 : 11/07/2026

Aktivisti bën thirrje: Më datë 23 korrik, seanca e fundit! Të jemi të gjithë prezentë

22:18 : 11/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetsilinjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş