• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A po kërkojnë rusët eleminimin e Bashës? Ja reagimi i ambasadës ruse!

19:57 : 14/04/2017
në KRYESORE

Gazeta “Shekulli”, në një shkrim që mban autorësinë e Isuf Kurtajt, ka ngritur dyshimin se pas planit, tashmë të publikuar në disa media dhe të pranuar nga institucionet e sigurisë në vend, për një atentat kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, qëndron Rusia.

Ky shkrim ka sjellë reagimin e Ambasadës ruse në Tiranë, e cila deklaron se Moska nuk ka asnjë plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës.

Deklarata e plotë e Ambasadës ruse:

“Nga Ambasada ruse është pritur me habi të madhe artikulli i gazetarit shqiptar z. Isuf Kurtaj, botuar më 14 prill 2017 në gazetën “Shekulli”, si dhe në faqen e internetit me adresë: shekulli.com.al/p.php?id=615049. Në titullin e materialit të tij “të bujshëm” autori informon publikun se Rusia gjoja po përgatit plane për të organizuar një atentat ndaj kryetarit të Partisë Demoktarike të Shqipërisë z. Lulzim Basha. Duket vërtet paradoksale, por në vetë tekstin e artikullit, në variantin e tij të shtypur në gazetë, Rusia nuk përmendet në asnjë rast.

A sjell z. Kurtaj ndonjë provë të “dyshimeve” të tij? Natyrisht që jo.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, mbështetur mbi thashetheme dhe spekulime, gazetari në fjalë ngre ndaj Rusisë një akuzë shumë të rëndë, e cila nuk mund të cilësohet ndryshe veçse një shpifje.

Titulli bombastik i përdorur nga autori është një shembull shumë i qartë i asaj “sëmundjeje” që me kohë ka pushtuar gazetarinë perëndimore dhe e cila, siç duket, ka filluar të depërtojë edhe në Shqipëri.

Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus” dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet.

Në gjykimin tonë, artikulli i z. Kurtaj përbën një mungesë profesionalizmi, është një shembull i manipulimit të opinionit publik, si dhe mungesës së respektit ndaj lexuesve.

Është për të ardhur keq që gazetari nuk e quan si diçka të domosdoshme verifikimin e vërtetësisë së të dhënave që transmetohen për publikun.

Përhapjen e trillimeve të këtij lloji ne e shohim si të papranueshme dhe aspak të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi- Shqipëri.

Shpresojmë se drejtuesit e gazetës “Shekulli” do të bëjnë një analizë objektive të situatës, dhe do të formulojnë një reagim të përshtatshëm ndaj këtij komenti të Ambasadës”.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Blushi: Jemi në republikën e telefonave të prishur!

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë

12:46 : 09/05/2025

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025

PSD: SPAK kontrolloi vetëm banesën dhe biznesin e kryetarit të degës në Malësi të Madhe

12:09 : 09/05/2025

E zuri poshtë masivi i kromit, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit

11:57 : 09/05/2025

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com