Nga Boldnews.al
Portalet publikuan një lajm sipas të cilit një grup i panjohur “humorisësht” fillimisht kishin lidhur kontratë me Top Channel e më pas kishin braktisur punën. Ata e quajnë vetën “Bigbastards” dhe nw fakt thonë të vërtetën. Janë tjeshtë ca “Bigbastards” që mendojnë se bëjnë humor, por në fakt ose të zënë kaps ose të shkaktojnë diarre kur i dëgjon në përpjekjen e tyre të dëshpërpuar të shkaktuar të qeshura. Ata në vetëvete janë qesharakë. Shpesh vishen si femra, vendosin paruke dhe flasin me një dialekt të sforcuar Ballëshi duke përbaltur kështu edhe vendin e tyre të orgjinës (mund të jenë edhe nga Fieri, por sërish dialekti mbetet i njëjtë). Këta bastardë siç e quajnë ata veten pretendojnë se kanë 10 vite në treg, por humori i tyre kaps nisi të përhapet me erën e tij të keqe vetëm pasi nisën të bëjnë një emision po aq kaps në një TV gati tw panjohur. Pronari i këtij televizioni ishte deri para pak ditësh në ortakëri me vëllain e Kryeministrit. Por përpara se të merrte konçesionin e mbikëqyrjs së lojërave të fatit i shiti aksionet duke liruar kështu nga barra morale vëllain e Edit, Olsin.
Për t’u kthyer te Bastardët që në Facebook njihen edhe me emrin “Çmendina Dublim” , sipas mediave rezulton se ata kishin një kontratë me televizionin Top Channel, një TV ky i preferuar i vëllait të Olsit, ish-ortakut të Endrit. Bastardët e mëdhenj siç e quajnë veten këta çunat që shpesh maskohen si femra e flasin me dialekt Ballëshi realizuan edhe një puntatë të humorit kaps pas përfundimit të spektaklit “Big Brother” të shtunën e javws sw shkuar. Më pas ata nuk u panë më në ekran. Në portale u fol se bastardët (siç e quajnë ata veten) e kishin prishur kontratën me Top Channel. Në fakt humori i tyre nëse mund të quhet i tillë do ishte rënie në disa nivele i Televizionit Top Channel, i cili edhe kështu siç ështe ka shumë probleme. Por këta çunat që maskohen si femra dhe që flasin me dialekt Ballëshi thonë se nuk kanë patur ndonjëherë kontrat me këtë television. Ata pretendojnë se shifra e propozuar nga Top Channel nuk mbultonte kostot e produksionit të tyre. Qe do të thotë se këta tipat që pretendojnë të bëjnë humor përveçse dëshironin të bëheshin të famshëm duke shfaqur banalitetin e tyre në televizonin më të madh në vend, kërkonin edhe të mirëpaguheshin pasi sipas tyre kanë 10 vite në treg.
“Nuk është prishur asnjë kontratë sepse nuk kemi akoma një të tillë. Ne nuk ishim dakord me atë që u propozua dhe si rrjedhojë s’ka si Big Bastards nga Çmendina. Nuk ka prishje kontrate, thjesht shifra e ofruar nga Top Channel për këtë produksion nuk mbulonte kostot e produksionit dhe u detyruam të themi jo”, kanë deklaruar këta çunat të cilët fshihen pas Cmendina Dublim dhe emsionit në TV e Endrit, djalit të ish-Kryeministrit dhe ish-ortak me vëllain e Kryeministrit aktual. Pavarësisht kohës së gjatë që ata pretendojën se kanë të treg, pas shumë mundimesh e përpëlitjesh në rrjetet sociale arritën të siguronin një hapësirë për mediokritetin dhe banalitetin e tyre në një televizion të quajtur Tema TV. Kur je mediokër dhe banal nuk i kupton mirë gjerat që bën, kështu që përveç vetes mund t’i krijosh probleme edhe punëdhënësit tënd. Cunat që maskohen si goca dhe që flasin me dialekt Ballëshi pretendojnë se bëjnë humor duke përdorur pamje apo imazhe edhe të njerëzve që nuk janë persona publikë. Por ata harrojnë se të tilla gjera mund të ndodhin edhe me familjarët e tyre (nënat, motrat dhe gratë).