• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Çfarë po ndodh me projektin e USAID “Drejtësi për të Gjithë”? 9 milion dollarë dhe zero rezultate!

21:02 : 01/04/2017
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Marrë nga Politiko.al

Më 16 maj 2016, me një ceremoni madhështore, u prezantua projekti më i ri i USAID, i quajtur “Justice for All” (Drejtësi për të Gjithë). Sot, pothuaj në vigjilje të 1-vjetorit të këtij projekti, praktikisht, përveç punësimit me rroga të majme të disa individëve të lidhur me qeverinë, projekti është pothuajse i dështuar.

Mbi 9 milion dollarë nga taksat e qytetarëve amerikanë, janë vënë në dispozicion të projektit “Drejtësi për të Gjithë”, i cili do të fokusohej në 3 komponentë: rritjen e transparencës në sistemin gjyqësor, mbështetje të organizatave të shoqërisë civile, dhe zhvillimin e medias së lirë e të paanshme.

Por, teksa në sistemin gjyqësor transparenca është përkeqësuar (së fundmi me fshehjen e të dhënave të vendimeve gjyqësore), në dy komponentët e tjerë, ajo për shoqërinë civile dhe media, thjesht ka mbetur në vend.

Nuk dihet se me çfarë argumenti i justifikojnë pagat e tyre të majme te donatori, por drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë” përpilojnë çdo muaj raporte me arritje imagjinare ose me suksese të fryra.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kjo shihet qartë te të gjithë komponentët e këtij projekti. Në veçanti tek ai i medias. Përveç disa takimeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ky komponent, i cili udhëhiqet nga Iris Luarasi dhe drejtoresha e Përgjithshme e “Drejtësi për të Gjithë”, Anne Trice, nuk ka arritur të prodhojë asnjë rezultat.

Komponenti i medias në projektin “Drejtësi për të Gjithë” ishte parashikuar që të mbështeste fillimisht Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD), një media e pavarur investigative e krijuar nga vetë USAID, ku ishin të anëtarësuar gazetarë profesionistë. Projekti synonte ngritjen e gazetarisë investigative, të pakapur nga politika, biznesi apo individë të lidhur me ta.

Por, pas pengesave artificiale, presioneve dhe ndërhyrjeve për të kontrolluar Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi, komponenti i medias vendosi që të pezullojë fondet. Edhe pse SHGD kishte një eksperiencë tepër të sukseshme nga projekti JuST/USAID në menaxhimin fondeve dhe realizimin e artikujve investigativ, asnjë arsye nuk u bë e ditur për ndërprerjen e mbështetjes financiare.

Të mbetur në udhëkryq dhe pa asnjë alternativë, drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë”, rendën për të lidhur një marrëveshje për transferim fondesh tek BIRN, një tjetër agjenci lajmesh investigative. Mes intrigave dhe prapaskenave të krijuara në korridoret diplomatike nga drejtuesit e projektit “Drejtësi për të Gjithë”, këto fonde nuk arritën të përdoreshin as nga BIRN. Edhe pse projekti quhet i dështuar, tashmë në vitin e parë të saj, eksperimentet e drejtuesve nuk mungojnë.

Pas dështimeve me SHGD dhe BIRN, dhe në një përpjekje të fundit për të justifikuar pagat mijëra dollarëshe të vendosura për veten, projekti “Drejtësi për të Gjithë” së fundmi shpalli një thirrje për aplikime individuale për artikuj investigativ. Projekti planifikon të akordojë grante të vogla, 2000 dollarë, dhe të mesme, 5000 dollarë, për gazetarët të cilët do të realizojnë artikuj investigativ.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 gushti, pra pak më shumë se 15 muaj nga fillimi i projektit “Drejtësi për të Gjithë”. Me këtë ritëm, artikulli i parë investigativ pritet të jetë për publikun në fund të këtij viti dhe me gjasë do të shitet si një sukses i drejtuesve të projektit. Ndërkohë entuziasmi nuk mungon! Pas pak javësh, një mbrëmje festive pritet të organizohet nga “Drejtësi për të Gjithë” në 1-vjetorin e krijimit. Lind pyetja: Për çfarë arritjesh në këta 12 muaj do të festohet?!

Heshtja e USAID përballë kësaj situate mbetet ende e pashpjegueshme, ku përveç propogandës dhe manipulimeve, duket qartë se nuk ka asnjë rezultat që prej fillimit të projektit “Drejtësi për të Gjithë”.

IMG_2461

Çfarë është për “Drejtësi për të Gjithë”?

Me seli pranë Bllokut të Ambasadave në Tiranë, projekti “Drejtësi për të Gjithë” zbatohet nga kompania amerikane East West Management Institute (EWMI) dhe monitorohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Pjesë e EWMI me bazë në Washington është edhe Delina Fico, si drejtuese e Programit të Shoqërisë Civile. Fico është bashkëshortja e ish Ministrit i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ndërsa njihet edhe për lidhjet e saj me kryeministrin, Edi Rama.

Mediat maqedonase raportojnë se Delina Fico është drejtuese, në Shkup, e një projekti të ngjashëm me “Drejtësi për të Gjithë”. Sipas tyre nuk kanë munguar akuzat ndaj saj për shpërdorim fondesh, ose orientim të tyre në intersa të caktuara.

Në administratën e kaluar të USAID, një projekt i ngjashëm me “Drejtësi për të Gjithë”, por i quajtuar “JuST” u arritën shumë rezultate, nga regjistrimi i seancave gjyqësore me audio, mbështetjen e fortë të shoqërisë civile, e deri te krijimi i Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi (SHGD). Mjafton të thuhet se në harkun e 3 viteve u shkruan mbi 600 artikuj investigativ.

Linku i artikullit në Politiko.al :

http://politiko.al/web/2017/04/01/projekti-usaid-drejtesi-per-te-gjithe-9-milion-usd-dhe-0-rezultate-dy-gra-dhe-fijet-e-pushtetit-socialist/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Letër nga burgu!

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com