• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Raporti ekskluziv/ Ja çfarë ndodh me të sëmurët nga zemra në Spitalin Hygeia

17:07 : 20/03/2017
në INVESTIGIME, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Thellohet edhe më tej skandali me Spitalin Hygeia. Përveç abuzimit me fondet e shërbimit të hemodializës, raporti ekskluziv që disponon Boldnews.al ka në përbërje të tij edhe shkelje të tjera, më të rënda. Sipas një auditi të jashtëm, Hygeia nuk ka zbatuar marrëveshjen me pacientët që kanë marrë shërbimin e paketave të kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë, dhe që mbulohen nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Të dhënat janë siguruar nga një raport 4 mujor, me Nr. Protokolli 2153, datë  04.05.2015 të përpiluar nga specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Universitar dhe Kontrollin Spitalor (DSHSUKS). Nga kontrolli i ushtruar në këtë periudhë, rezultoi se kishte mangësi në lidhje me plotësimin e dokumentacionit mjekësor në kartela dhe në lidhje me plotësimin e ekzaminimeve mjekësore të paketave sipas protokolleve të kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë.

Më konkretisht u konstatua se dokumenti i autorizimit dhe rekomandimi i mjekut specialist të Spitalit Hygeia, nuk gjendeshin në kartelat me Nr. 7458, 7558, 7474, 7638, 7677, 7276; nuk përshkruheshin të gjitha rubrikat si: arsyeja e shtrimit, anamneza, ekzaminimet laboratorike ose nuk përshkruhej procedura e koronarografisë  dhe e angioplastikës dhe dekursi në dalje; jo të gjitha egzaminimet dhe analizat laboratorike në kartelat e angioplastikës ishin në përputhje më protokollin e kësaj pakete.

Këto shkelje ngrenë dyshime të forta nëse pacienti ka patur nevojë realisht për t’iu nënshtruar shërbimeve të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, apo nëse Spitali Hygeia është paguar disa herë nga buxheti i shtetit, për të njëjtin shërbim ndaj të njëjtit pacient.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këto veprime janë në kundërshtim edhe me kontratën S/2014-S/2015 me Spitalin Hygeia (Për financimin e paketës shëndetësore të  kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë), Neni 11 (Sanksionet, kushti penal), Pika 4, ku citohet: “Spitali paguan kushtin penal 5. 000 lekë – Kur dokumentacioni mjekësor dhe kartelat klinike nuk janë plotësuar në rregull.”

Pra në total, për këtë mangësi ku mund të jetë kryer evazion fiskal, Spitali Hygeia ka paguar një gjobë modeste prej 30 000 lekë (të reja).

Ofrimi i shërbimeve të paketës së kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në spitalin Hygeia Tiranë bazohet në lidhjet kontraktuale me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të cilat janë sipas kontratës me Nr. Prot. 3828/4 datë 22.10.2014.

Sipas të dhënave që disponon Boldnews.al, Spitali Hygeia ka përfituar nga FSDKSH 6.818.652 milion lekë (të reja) nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë vetëm për një periudhë 4-mujore.

pagesat mujore

Shkeljet e Spitalit Hygeia mund të jenë edhe më të rënda, pasi raporti konfidencial është përpiluar vetëm për këtë 4-mujor. Kontrolli  u realizua kryesisht mbi bazën e metodës me bazë sistemi (ABS). Kjo duke aplikuar metodën e rindërtimit të ngjarjeve, atë të  rishikimit analitik, të inspektimit fizik, të ndjekjes së dokumentacionit si dhe e leximit të raporteve.

Ndërkohë teknikat bazë që u përdorën gjatë kontrollit ishin ato të sondazheve, të përzgjedhjeve si dhe teknika të tjera si ato të shqyrtimit të dokumentave justifikuese, kontrolleve aritmetike, konfirmimit pranë të tretëve, informacioneve e evidencave të marra nga subjekti. Kontrolli u bë në ato Shërbime që janë pjesë e paketës që financohet nga FSDKSH-ja dhe për secilin shërbim u mbajtën parasysh pikat e programit të kontrollit.

Nuk dihet se përse ky raport i institucionve shtetërore është mbajtur i fshehur, por Boldnews.al do të publikojë në vijim të tjera masa administrative ndaj Spitalit Hygeia për shkelje të rënda, që kanë të bëjnë kryesisht me cënimin e integritetit të pacientëve.

RAPORTI/ Spitali “Hygeia”, abuzime skandaloze me pacientët e hemodializës

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fatmir Xhafa i përgjigjet akuzave për të kaluarën e tij

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com