• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spiunazh rus apo aventurë turistësh, cili variant shpjegon ngjarjen e Gramshit

13:03 : 21/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Nëse tre të rinjtë ruso-ukrainas që u përfshinë në incident fizik me dy roje të Uzinës Ushtarake në Gramsh këtë të shtunë janë vërtetë “celulë spiunazhi”, atëherë duhet të pranojmë se është krijuar një mit i rremë për efikasitetin dhe fshehtësinë e tyre.

Autoritetet shqiptare kanë ngritur dyshimet të forta se rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva nga Rusia, të moshës 24 dhe 33 vjeç dhe një ukrainas 25-vjeçar i identifikuar me inicialet F.A., gjendeshin në Uzinën ushtarake për të fotografuar një objekt të rëndësisë së veçantë.

Nga ana tjetër, tre të dyshuarit kanë deklaruar se janë blogerë dhe kanë hobi fotografimin e objekteve të vjetra dhe të braktisura ushtarake të periudhës sovjetike.

Natyrisht, në këto momente të para është e vështirë të thuhet me saktësi se cili është versioni i saktë i ngjarjes-spiunazh apo aventurë të rinjsh.

Lexo edhe:

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

Zjarri në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

Nëse pranohet varianti i spiunazhit, atëherë “celula” ruso-ukrainase ka qenë më së paku e paaftë.

Ata nuk kanë pasur aspak kujdes për të vepruar në fshehtësi.

Sipas variantit zyrtar të autoriteteve shqiptare, një prej të rinjve rus, Mikhail Zorin, është pikasur duke kryer fotografi në Uzinën Ushtarake të Gramshit rreth orës 17.40 të së Shtunës së 20 Gushtit, kohë kur drita e diellit është e fortë dhe çdo lëvizje dallohet lehtësisht.

Ata kanë udhëtuar me një mjet Chevrolet sportiv, i cili dallohet lehtësisht kur lëviz, sidomos në pjesën rurale të Gramshit.

Në foto: Mjeti sportiv me të cilin udhëtojnë 2 rusët dhe ukrainasi (Foto e marrë nga blogu i tyre në internet ‘Cyandium”

Mjeti ka targa ukrainase, një gjë që nuk haset shpesh jo vetëm në Gramsh, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Pra, nëse “celula” ka pasur qëllim spiunazhi në objektin ushtarak në Shqipëri, ajo ka qenë tërësisht e paaftë për të mbuluar veprimet e saj subversive.

Aq më tepër që fotot e tyre, “celula” i bën publike në një blog në internet, ku kanë postuar edhe pamje nga baza e Pasha-Limanit, në Vlorë, të shkrepura një vit më parë.

Në foto: Baza ushtarake e Pasha-Limanit në Vlorë, fotografuar nga “celula” në vitin 2021 (foto e marrë nga blogu i tyre, “Cyandium”)

Megjithatë, është e vërtetë që një incident ka pasur. Rojet ushtarake, Aldo Bici dhe Ardian Caka, në tentativë për të larguar rusin Zorin nga baza ushtarake, janë qëlluar në sy me spraj neuro-paralizues.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve është e mirë dhe ata nuk kanë asnjë pasojë të rëndë, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar rusi Zorin për incidentin dhe për goditjen e dy ushtarëve, pasi ai dhe dy të tjerët u shoqëruan nga Policia, gjatë orëve të pasdites së të Shtunës.

Hetimet, për momentin, po zhvillohen nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po mbështetet nga zyrtarët e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si edhe të Strukturave të Inteligjencës Ushtarake e të Shtetit.

Autoritetet deklarojnë se kanë dërguar për ekspertizë aparatin fotografik, me të cilin janë kryer fotot në Uzinën Ushtarake në Gramsh, për të hedhur dritë më shumë mbi këtë incident, që për momentin po vlerësohet si “spiunazh ndërkombëtar” ose edhe “spiunazh gjeopolitik”, siç e konsideroi Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë mediatike dhënë paraditen e së Dielës.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vendet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për të shmangur ndërhyrje apo spiunazhin rus në radhët e forcave të tyre ushtarake.

Vendi ynë është anëtari më i varfër i Aleancës së Atlantikut dhe nuk është i pajisur me teknologji ushtarake të përparuar, e cila mund të tërheqë interesin e forcave jashtë NATO-s për të kryer veprimtari subversive.

Po ashtu, rrjedhja e informacioneve konfidenciale të të gjithë shtetasve shqiptarë vitin e kaluar apo edhe sulmi kibernetik që gjeti tërësisht të papërgatitura sistemin informatik të të gjithë aparatit shtetëror në verën e këtij viti, e vendos Shqipërinë përballë detyrimit që duhet të forcojë shumë herë më tepër mekanizmat e saj mbrojtës, për t’u bërë i besueshëm dhe i sigurt, sipas standarteve të Aleancës së Atlantikut Verior.

Etiketa: gramshspiunazh rusuzina ushtarake

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025
KRONIKE

Zjarri në Gramsh, era e fortë vështirëson shuarjen e flakëve

09:45 : 21/09/2025
AKTUALITET

Zjarr në Gramsh, asnjë zjarrfikës në vendngjarje, banorët shuajnë flakët me mjete rrethanore

16:10 : 20/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pas flakëve në Gramsh, fshatra të shkrumbuar, bagëti të groposura dhe lot pa fund

20:53 : 15/09/2025
AKTUALITET

Operacioni në Elbasan, zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik d*oge

09:43 : 09/09/2025
Para

I publikoi video intime 26-vjeçares në rrjete sociale, pranga të riut

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com