Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit.
Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe, për shkak të shpejtësisë, është rrokullisur disa herë, duke përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër që udhëtonte me të.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të lënduarit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.














