• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha “non grata”, ambasadorja franceze: Jemi me SHBA, por vëzhgojmë…

23:42 : 07/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

“Franca do të rreshtohet gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, e pyetur me qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Log.”, me gazetarin Endri Xhafo, ambasadorja franceze theksoi se Franca është aleati më i mirë i SHBA dhe se respekton mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë.

“Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara”. Pikëspari sepse në planin e mbrojtjes, nëse ka një vend që nuk ka rreshtur së financuari mbrojtjen, është pikërisht Franca. Buxhetet tona të mbrojtjes janë konsistente. Mos harrojmë se në nivel kombëtar kemi marinën e dytë më të madhe në NATO, pas asaj të Shteteve të Bashkuara. Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë, ne e respektojmë.” u shpreh ambasadorja.

Megjithatë për sa i përket konkretisht Francës si shtet, zonja Barsacq u shpreh se Franca vëzhgon dhe më pas del në konstatime konkretet për persona të përveçë.

“Çështja nuk shtrohet ekzaktësisht në këto terma për Francën. Franca konstaton. Shikoni, një ambasadë e Francës në punën e saj ka dy aspekte: Eshtë ajo që do ta quaja “institut kërkimor” në lidhje me vendin pritës dhe, nga ana tjetër, mbajtja gjallë e marrëdhënieve dypalëshe. Për pjesën “institut kërkimor” do të thoja se jemi më së shumti shkencëtarë që po bëjnë konstatime, pra marrim mikroskopin dhe shohim si funksionojnë mikrobet në atë pllakën e qelqtë poshtë mikroskopit. Kjo është. Dhe në këtë pikë nuk ka pse të jemi të bezdisur, as pse të jemi “pro”, apo “kundër”… Nuk pozicionohemi në këtë mënyrë,” theksoi ambasadorja.

Lexo edhe:

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

Ambasadorja u pyet nëse drejtësia shqiptare duhet të nis një hetim për ish-kryeministrin Berisha lidhur me shpalljen e tij “non grata” dhe akuzat për korrupsion. Ajo u përgjigj shkurtimisht duke thënë se
kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen shqiptarët.

“Nuk më takon mua. Unë vëzhgoj ç’bëjnë shqiptarët.”

Pjesë nga Intervista:

Endri XHAFO – Lëmë politikën franceze dhe flasim pak për politikën shqiptare, nëse jeni dakord…

Elisabeth BARSACQ – Oh (qesh). Politikë jashtëzakonisht e komplikuar, që duhet kuptuar…

Endri XHAFO – Një pyetje shumë direkte: A bezdiset Franca nga fakti që Partia Demokratike shqiptare drejtohet aktualisht nga zoti Berisha?

Elisabeth BARSACQ – Çështja nuk shtrohet ekzaktësisht në këto terma për Francën. Franca konstaton. Shikoni, një ambasadë e Francës në punën e saj ka dy aspekte: Eshtë ajo që do ta quaja “institut kërkimor” në lidhje me vendin pritës dhe, nga ana tjetër, mbajtja gjallë e marrëdhënieve dypalëshe. Për pjesën “institut kërkimor” do të thoja se jemi më së shumti shkencëtarë që po bëjnë konstatime, pra marrim mikroskopin dhe shohim si funksionojnë mikrobet në atë pllakën e qelqtë poshtë mikroskopit. Kjo është. Dhe në këtë pikë nuk ka pse të jemi të bezdisur, as pse të jemi “pro”, apo “kundër”… Nuk pozicionohemi në këtë mënyrë.

Endri XHAFO – Po e riformuloj pyetjen: A do të rreshtohet Franca me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në raport me zotin Berisha?

Elisabeth BARSACQ – Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara”. Pikëspari sepse në planin e mbrojtjes, nëse ka një vend që nuk ka rreshtur së financuari mbrojtjen, është pikërisht Franca. Buxhetet tona të mbrojtjes janë konsistente. Mos harrojmë se në nivel kombëtar kemi marinën e dytë më të madhe në NATO, pas asaj të Shteteve të Bashkuara. Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë, ne e respektojmë.

Endri XHAFO – OK, atëherë po shkoj direkt: A e keni ftuar zotin Berisha në festimet e 14 korrikut (festa kombëtare e Franës)?

Elisabeth BARSACQ – Ne nuk ftojmë persona që janë objekt, – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin në fjalë, – por ne nuk ftojmë persona që janë objekt i një situate të veçantë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, domethënë, pa akses në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Endri XHAFO – Fakti që zoti Berisha është përcaktuar “non grata” nga Shtetet e Bashkuara është një problem personal për të, një problem politik për PD, një problem politik për Shqipërinë, apo edhe një shenjë “korrupsioni madhor” që autoritetet e drejtësisë së re shqiptare duhet ta hetojnë dhe, nëse mundet, ta dënojnë?

Elisabeth BARSACQ – Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen shqiptarët. Nuk më takon mua. Unë vëzhgoj ç’bëjnë shqiptarët.

Endri XHAFO – (Qesh) Ç’mendim keni për kolegët tuaj që i përgjigjen kësaj pyetje?

Elisabeth BARSACQ – Më falni?

Endri XHAFO –Ç’mendim keni për kolegët tuaj që përgjigjen, që zgjedhin t’i përgjigjen kësaj pyetje?

Elisabeth BARSACQ – Janë të lirë. (Qesh) E keni parasysh që slogani i Republikës është “Liri, barazi, vëllazëri”. Kështu që… /abcnews.al/

Etiketa: ambasadorja e francesBerishaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

20:33 : 19/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Trump do të marrë vendim për Iranin brenda 2 javësh

19:51 : 19/06/2025
BOTA

“Duhet zgjidhje diplomatike”, Starmer i bën thirrje Trump të mos ndërhyjë ushtarakisht në Iran

17:28 : 19/06/2025
BOTA

La Repubblica: SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

15:25 : 19/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025
Para

Johnson dëshiron të vazhdojë si deputet

TË GJITHA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

22:25 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com