“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar para flamurit të kombit, se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harroje”, u shpreh kreut demokrat Sali Berisha nga protesta e mbajtur pasditen e sotme në Tiranë.

Duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Berisha tha “mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Jemi vendosur të bëjmë çdo sakrificë që burrat dhe gratë, djemtë e vajzat e Shqipërisë të votojnë me dinjitet dhe të vbotojnë të lirë”.
“Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër i fjalës së lirë. Ti ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për të zhytur shqiptarët në heshtje dhe mbyllur gojën e tyre. Ti ke përdorur tendera për të blerë mediat e vendit.
Vërsulesh dhe shan me gjuhë ordineri gazetarët vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre. Jam këtu për të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motoja jonë, beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalin do të mjerohen”, tha Berisha.














