• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetarët e diasporës apel mediave në Shqipëri: Bojkotoni aktivitetet e Edi Ramës

16:06 : 05/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, përmes një deklarate, i bën thirrje gazetarëve shqiptarë që të bojktojnë veprimtaritë mediatike të Kryeministrit Edi Rama.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bashkohet të gjitha shqetësimeve që krijojnë në Shqipëri sjelljet sistematike të Edi Ramës ndaj gazetarëve dhe ngulmon që ai të reflektojë duke iu kërkuar falje gazetarit Klevi Muka, gazetares Ambrozia Meta, kolegëve të tyre shqiptarë dhe opinionit publik shqiptar.

Ne i ftojmë gazetarët që t’i bojkotojnë takimet e Edi Ramës me mediat deri sa ai të tërheqë masën e “riedukimit” ndaj kolegut Klevi Muka. I ftojmë të gjithë faktorët shqiptarë të interesuar për fjalën e lirë, për mendimin e lirë, për të drejtën e informimit profesional që të reagojnë me të gjitha format e mundshme demokratike ndaj arrogancës së shtuar të Ramës ndaj gazetarëve dhe mediave”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës:

Edi Rama, në cilësinë e autokratit famëkeq të Shqipërisë, thelloi precedentet e mëparshme me sjelljen e tij të vrazhdë, pa minimumin e edukatës qytetare ndaj gazetarit Klevi Muka. Duke u ndodhur përballë një pyetjeje së cilës ministrja e tij Olta Xhaçka nuk i jepte dot përgjigje, Rama ia shqiptoi gazetarit ndëshkimin nëpërmjet “riedukimit”, një masë që ka ekzistuar vetëm gjatë diktaturës. Ashtu si kolegia Ambrozia Meta, edhe Klevi Muka do të jetë i përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në takimet e kreut të qeverisë me mediat.

Lexo edhe:

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama u tregua i paduruar, kur gazetari i drejtoi një pyetje Olta Xhaçkës nëse ajo e ka zbatuar Kodin e ri Etik për Këshillin e Ministrave për të mos u takuar me biznesmenët pa praninë e dy punonjësve të administratës, shkelja e të cilit ka pasoja deri në largimin e saj nga detyra. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) e gjen shumë me vend pyetjen e drejtë që gazetari ia bën ministres Xhaçka në praninë e Ramës.

Reporterët Pa Kufij, siç është në dijeni edhe opinioni shqiptar, e kanë dënuar si të papranueshme sjelljen e tij të mëparshme ndaj gazetares Meta. Duke krijuar recidiv tjetër me gazetarin Muka, Rama tregon arrogancë jo vetëm ndaj gazetarëve shqiptarë, jo vetëm ndaj opinionit shqiptar, por edhe ndaj organizmave perëndimore që mbrojnë të drejtat e gazetarëve për të pasqyruar me profesionalizëm realitetin, por edhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur një gazetari të lirë, të drejtë, të përgjegjshme dhe profesionale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bashkohet të gjitha shqetësimeve që krijojnë në Shqipëri sjelljet sistematike të Edi Ramës ndaj gazetarëve dhe ngulmon që ai të reflektojë duke iu kërkuar falje gazetarit Klevi Muka, gazetares Ambrozia Meta, kolegëve të tyre shqiptarë dhe opinionit publik shqiptar.

Ne i ftojmë gazetarët që t’i bojkotojnë takimet e Edi Ramës me mediat deri sa ai të tërheqë masën e “riedukimit” ndaj kolegut Klevi Muka. I ftojmë të gjithë faktorët shqiptarë të interesuar për fjalën e lirë, për mendimin e lirë, për të drejtën e informimit profesional që të reagojnë me të gjitha format e mundshme demokratike ndaj arrogancës së shtuar të Ramës ndaj gazetarëve dhe mediave.

UGPSHD i bën thirrje dhe pronarëve të mediave, pavarësisht se shume prej tyre mund te jene te lidhur me interesa financiare me qeverine, te mbrojne te drejtat dhe dinjitetin e gazetareve.

Etiketa: diasporagazetaremediaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i ministrit të Ramës ndaj gazetares së Piranjave, AGSH: Sjellje e papranueshme seksiste

12:52 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
Para

Vrau dy turistët çekë, burgim i përjetshëm për Sokol Mjacaj

TË GJITHA

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
Foto ilustruese

Kthjellime dhe reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për sot

08:01 : 08/10/2025

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com