• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propozimi i Macron, Rama: Gabim nëse RMV nuk do e pranonte

13:19 : 04/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me propozimin e presidentit francez Emmanul Macron për ti dhënë fund ngërçit të krijuar nga veto e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Verit. I ftuar në Kanalin 5 në Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se do ishte një gabim i madh përShkupin zyrtar nëse ky propozim nuk do të merrej parasysh. Ai shprehu dhe mirënjoghje për ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani për të cilin tha se ka bërë një punë të admirueshme në këtë proçes.

“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, u shpreh Rama.

Rama nuk kurseu as ironitë teksa u shpreh se nuk ka hyrë në ‘martesën e konfliktit’ por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Ai e quajti pengmarrje veton e Bullgarisë por kritikoi dhe BE-në teksa u shpreh se fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi.

I pyetur në lidhje me faktin se një mos miratim nga ana e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez do e vinte Shqipërinë në vështirësi Rama u shpreh se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t’i kërkojë homologut të tij ta pranojë këtë propozim për hir të Shqipërisë pasi sipas tij vendi ynë e ka kapërcyer pikën ku mund të ecë vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk e pranon.

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani. Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni.  Sigurisht 100 %. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne, por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng”, tha Rama.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

Etiketa: BEEdi Ramamaqedoni e veriutnegociata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
Para

Eurostat: Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve më të ulëtat në Europë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com