Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kundërshtuar vendimin për mosfillimin e hetimeve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij.
Meta ka denoncuar se punonjës të burgut 313 kanë shpërdoruar detyrën, duke mos e lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit, si edhe për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar gjatë qëndrimit në burg.
Përmes ankimit, ai kërkon që gjykata të urdhërojë kthimin e çështjes për kryerjen e hetimeve.
Seanca po zhvillohet këtë të martë me dyer të mbyllura dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.














