• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

17:30 : 19/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Fatos Lubonja

Zonja dhe Zotërinj të Drejtësisë,

Po e filloj duke ju rikujtuar një anekdotë që vjen nga antikiteti e që shpresoj se shumë nga ju mund ta kenë hasur në tekstet e studimeve për drejtësi:

Flota e një mbreti të fuqishëm kapi në det një anije pirate dhe e çoi kryepiratin të gjykohej para  mbretit. Ishte një kohë kur mbreti kishte pushtet absolut d.m.th. bënte edhe ligjvënësin edhe gjykatësin. “Me ç‘të drejtë e zapton ti detin dhe plaçkit në të?” – e pyeti mbreti piratin. Ky, duke u ndjerë i pashpresë, mori guximin dhe i tha: “Me të njëjtën të drejtë që zapton dhe plaçkit ti, por unë e bëj vetëm me një anije dhe quhem plaçkitës kurse ti e bën me një flotë të madhe dhe quhesh mbret.”

Sikurse shpresoj ta dini kjo anekdotë ngre një çështje themelore lidhur me të drejtën. Shën Agostini e ka formuluar në formën e pyetjes: çfarë do të ishte një shtet pa të drejtën përveçse një bandë e madhe plaçkitësish? Ose ndryshe: pa të drejtën një bandë plaçkitësish a nuk do të ishte veçse embrioni i një shteti?

Lexo edhe:

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

“Sorrat, korbat dhe shpirtrat e bardhë”/ Rama sulmon kritikët e Paketës së Maleve: 90% janë profile fallco

Besoj se nuk është nevoja të zgjatem me ju përsa i përket kuptimit ligjor, politik e moral të kësaj anekdote. Por nuk mund të rri pa ju kujtuar historinë tonë. Kam parasysh bandën e madhe të Enver Hoxhës që u bë shtet dhe i shkaktoi për afro gjysmë shekulli popullit shqiptar krime me pasoja të pariparueshme duke u plaçkitur deri dhe jetën, dinjitetin dhe lirinë dhe se, në prizmin e anekdotës në fjalë, nuk mund të mos kujtojmë se një nga instrumentet kryesore që përdori kjo bandë kanë qenë pikërisht organet e drejtësisë: hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët.

E pra, zonja dhe zotërinj të drejtësisë, kanë kaluar 36 vjet nga rënia e atij regjimi dhe populli shqiptar është ngritur në një protestë masive që e mori nismën ngaqë rojet e një oligarku të qeverisë tërhoqën zharg një qytetar që protestonte për shkak se po i plaçkitnin pronën – dhe e gjitha kjo në sytë pasivë të policisë së shtetit. Ashtu siç e kuptoj unë empatia e ndaj këtij protestuesi, që i ngriti shqiptarët në këmbë, e ka burimin tek fakti se ata vazhdojnë të vuajnë si dikur nën sundimin e një shteti bandë e madhe plaçkitësish që me krimet dhe padrejtësitë e tij po ua bën vendin gjithnjë e më të pajtueshëm.

Zonja dhe Zotërinj të Drejtësisë, sikurse mund t’i keni dëgjuar, kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për ju. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj  drejtësie për të cilën flet Agostini  që në shekullin e IV e që në Kushtetutën tonë formulohet në trajtën: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

Personalisht, kur ma kanë ngritur këtë pyetje jam përgjigjur se me hir dhe me pahir anija e drejtësisë   vazhdon të lundrojë në krah dhe jo kundër anijeve të plaçkitësve, pra jashtë kufirit të së drejtës, madje se me përqendrimin gjithnjë e më të madh të pushtetin në duart e Edi Ramës kapërcimi i këtij kufiri po bëhet gjithnjë e më skandaloz. Argumentet e mija i kam shprehur duke ngritur pyetjet: A do të kishte ndodhur kjo protestë sikur drejtësia të kishte pas bërë punën e vet? JO, madje edhe vetë ngjarja e Zvërnecit nuk do të kishte ndodhur pasi të dhënat për padrejtësitë e plaçkitësve të përfshirë aty ka vite që janë bërë publike ashtu sikurse edhe natyra kriminale e kësaj qeverie dhe e klientëve të saj. Po ashtu, sikur të mos e kishte anijen e drejtësisë në anën e vet, a do të guxonte kryeministri të jepte leje grataçielash e resortesh për pastrimin e parave të drogës (sipas projektit Aruba) dhe të sfidonte pastaj protestuesit duke u thënë se është detyra e tyre të provojnë se është ai kumbari? A do të guxonte ai që, në valën e protestës, të shkelte Kushtetutën duke derdhur 4 milion Euro nga fondi rezervë për të sponsorizuar një antiprotestë? Jo që jo!  Prandaj, personalisht, që në ditën e parë të protestës kam bërë thirrje që ajo të drejtohet edhe për nga selia e SPAK-ut.

Mirëpo vë re se ndër protestuesit, veçanërisht të rinjtë, vazhdon të mbizotërojë shpresa dhe besimi se ju do të veproni në emër të së drejtës dhe jo në interes të plaçkitësve.

Do të doja shumë të jem gabim dhe ata të kenë të drejtë. Koha do ta provojë. Megjithatë, duke ju kujtuar se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar dhe në respekt të shpresës e besimit të tyre, desha t’ju ve në dukje se kjo kohë, që për mua ka kaluar, sot ka ardhur edhe për ta dhe po ulëret. Momenti historik në të cilin po jetojnë njerëzit e veçanërisht rinia në protestë do të përcaktojë qartë fizionominë ligjore, politike dhe morale të veprimeve dhe mosveprimet tuaja duke u treguar shqiptarëve nëse anija e drejtësisë shqiptare noton brenda kufijve të së drejtës apo jashtë tyre së bashku me bandën e madhe të plaçkitësve.

Etiketa: drejtesiaEdi Ramafatos lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Sorrat, korbat dhe shpirtrat e bardhë”/ Rama sulmon kritikët e Paketës së Maleve: 90% janë profile fallco

21:52 : 21/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Në spitale nuk ka ilaçe, Rama jep 4.3 mln euro për një koncert. Protestojmë për mirëqenie

20:30 : 21/07/2026
AKTUALITET

“SPAK, ku je?”, Tepelena: Eurodeputeti gjerman ngriti akuza për pastrim parash

20:24 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Mbret pa popull”/ Aktivisti i çon Ramës kurorën simbolike pas 52 ditësh protestë

20:02 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Jo diktaturë të re, por demokraci”/ Lubonja: Protesta duhet të finalizohet me zgjedhje të reja

19:41 : 21/07/2026
Para

Humbja e Enrik Mehmetit/ Kreu i KLSH: Ishte simbol i përkushtimit, vlerë për vendin

TË GJITHA

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026

Një stuhi e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhet

22:06 : 21/07/2026

“Sorrat, korbat dhe shpirtrat e bardhë”/ Rama sulmon kritikët e Paketës së Maleve: 90% janë profile fallco

21:52 : 21/07/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:38 : 21/07/2026

Nafta arrin 206 lekë/litër, çmimi në Shqipëri rritet dyfish më shumë se në Europë

21:35 : 21/07/2026

Pika e grumbullimit “Hatia shpk” nuk i jep paratë e lakrës fermerit nga Elbasani

21:25 : 21/07/2026

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

21:21 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibom