Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, ata kanë përmbyllur ditën e 50-të të revoltës së tyre.
Aktivistët kanë bërë thirrje për mobilizim të mëtejshëm përmes një tubimi simbolik ditën e nesërme para Kuvendit.
Përfaqësuesit e lëvizjes kanë paralajmëruar edhe për një protestë të madhe kombëtare më 23 korrik, e cila do të mbahet në orën 08:30 përpara godinës së Parlamentit.














