• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites

Analisti Andi Bushati deklaroi se debati për koncertin e Kanye West është përdorur nga qeveria për të zhvendosur vëmendjen nga protesta kundër kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai u shpreh se çështja kryesore nuk është koncerti, por kërkesa e një pjese të qytetarëve për largimin e Ramës.

Bushati kritikoi përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit, duke theksuar se kryeministri duhet të japë llogari për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Sipas tij, qeveria po krijon debate dytësore për të shmangur përballjen me pakënaqësinë qytetare.

Analisti shtoi se protestuesit kërkojnë përgjegjësi për menaxhimin e financave publike dhe se, sipas tij, mënyra si Rama ka reaguar ndaj protestës vetëm sa u ka dhënë qytetarëve më shumë arsye për të vijuar mobilizimin kundër qeverisë.

Bushati: Është qesharake po puna është të përpiqemi të kuptojmë ose të amëndojmë që pse kemi arritur në këtë qesharakllëk. Po të shikosh dy ditët e fundit, nga gazetari më i parëndësishëm i Ramës e deri te deputeti më i rëndësishëm i Partisë Socialiste, me sa u duk ishin urdhëruar: duhet folur vetëm për koncertin. Ndërkohë që shoqëria shqiptare sot ka një konflikt tjetër. Një grup, një pjesë e madhe që kërkojnë shporrjen e Ramës, dhe një grup tjetër që thotë jo me Ramën. Rama po bën ç’është e mundur ditë pas dite, njëherë me iranianët, njëherë me rusët, njëherë me grekët, për të hequr vëmendjen nga një problem që një pjesë e madhe e Shqipërisë i thonë ‘ej, jemi deri këtu me ty, nuk të duam më’. Dhe po të shikosh polemikat rreth koncertit, janë në masë më të madhe polemikat që u bënë për koncertin e Ylli Limanit.

Pra është e njëjta teknologji, që mendjen te koncerti, jo te çështja kryesore: duhet të ikë apo jo Rama. Dhe në këtë, koncerti u përdor siç po përdoren, e kupton? Njëherë del një biznesmen, thotë ‘mos më hoqën yjet’, dhe merret gjithë shoqëria ‘duhen yjet apo s’duhen yjet’. Pastaj del një gazetar, a sulmohen kështu gazetarët? Dhe duket sikur problemi është me gazetarët.

Tani po të duash në protestë kap ti edhe 5 njerëz që mund të kenë thënë që bojkotojeni, gjuajeni me gurë Kanye West-in. Po edhe unë mund të kap 5 njerëz kishte ditët e fundit që e bënin copë Dua Lipën, vetëm se tha gjënë më të thjeshtë në botë: ore është mirë që një qeveri të konsultojë popullin e vet para se të ndryshojë ligjet. Pra, puna është mos merresh me disa ekstrem qoftë nga një palë, qoftë nga pala tjetër. Rama merret me disa ekstrem dhe thotë ‘ja, ju po na prishnit koncertin’.

Aty s’ju shitën biletat, dhe nuk ju shitën biletat prej protestës. Nuk ju shitën biletat se aq ndoshta nivel ka Shqipëria. Nuk mund të shkojnë në një vend ku 60% e popullsisë nuk bëjnë dot javë pushime, jo të paguajnë nga 120 euro bileta. 120 minimumi ishte. Pra, në këtë kuptim ajo që bën Rama është thjesht hapja e një polemike fallco për t’ia mbivendosur problemit real. Që është: o duhet të ikë, o s’duhet të ikë. Dhe kjo duhet debatuar. Për mua duhet të ikë sepse që nga mënyra si thotë… shih gjithë diktatorët. Të gjithë diktatorët në fund të tyre gjejnë agjentë, gjejnë probleme që ‘ou u hap kjo, u hap ajo’. Pra edhe në fjalor edhe në të gjitha duket që është një njeri i mbaruar në fund të kurbës së vet.

Domethënë, se e kemi këtë debat ne të këtyre biznesmenëve me pesë yje. Pysni kë të doni, një shoqëri aksionere që vendos një CEO, një drejtor kompanie. Do e shkarkoni brenda ditës drejtorin ose CEO-n po t’jua administronte paratë kështu. Edi Rama është CEO i gjithë taksapaguesve të Shqipërisë. Gjëja që e ka detyrim, nuk e ka për qejf, është që t’ju shpjegojë gjithë pyetjet që bëri Shkullaku. Pra, pse unë paratë tuaja po i përdor kështu? Dhe njerëzit sot janë në rrugë pikërisht për këtë, sepse ka njeri që thotë, ‘unë paratë që ju vjedh juve nga xhepat i përdor si të më dojë qejfi’. Sa për kanoçen, sa për të bërë Kopshtin e Edenit në Kryeministri, sa për inceneratorët, sa për koncesione në shëndetësi e të tjerë e të tjerë. Pra, në atë kuptimin tim, mënyra se si Rama u soll me këtë koncert, e zhvlerëson dhe atë pak reflektim që ka thënë që ‘dëgjoj unë protestë, keni disa sorra e korba, por unë mesazhin e protestës e kam marrë dhe unë do reflektoj’.

Lexo edhe:

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

Fakti që ky edhe në mes të protestës prapë i thotë të gjithë shqiptarëve: ‘Ore, paratë tuaja janë të miat dhe unë jua vjedh nga xhepat ju dhe i përdor si të dua’, se kjo është fabula e dhënies të këtij 4 milionëshi, atëherë ky i ka dhënë atyre njerëzve një motiv më shumë për të protestuar, një motiv më shumë për të kërkuar Ramën në burg, për të sharë, për të djegur, për të bërë çfarë të duan. Sepse është pikërisht zymtësia e pushtetit që nuk do ta dëgjojë mesazhin që i vjen nga njerëzit dhe nga votuesit e vet. Lenc, në qoftë se ke ndonjë gjë për këtë temë.

Dhe të gjitha këto janë të interpretueshme. Puna dhe thelbi i kësaj lidhet direkt me thelbin e protestës. Nuk ke më mandat, o zotëri, të tallësh trapin me paret e qytetarëve. Pra, prandaj njerëzit janë në rrugë. Ky vazhdon. Domethënë, Rama ka zgjedhur një rrugë, them unë: o ta mbysi protestën me dhunë, me forcë, me gjak, ose protesta ta tërheqi zvarrë. Rama nuk ka lënë më zgjidhje demokratike në këtë vend, që mund të japësh dorëheqjen, mund të bëhen reforma, mund të shihen zgjedhje. Rama o do i mbysi ata me gjak, o do përgjaket vetë. Kjo është rruga që po i jep ai zgjidhjes të këtij konflikti të ri që ka lindur në vend.

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramakanye west

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
AKTUALITET

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

19:56 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Ne protestojmë, Rama feston”/ Pankartat nga protesta e 44 në Tiranë

19:46 : 13/07/2026
Para

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş