Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
“Ju erdhi fundi” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Duke përshkuar bulevardin kryesor, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.














