• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Protesta e përnatshme para kryeministrisë u zhvendos të martën para Kuvendit, duke sjellë tensione mes qytetarëve protestues dhe forcave të rendit.

Fillimisht, një grup protestuesish bllokuan hyrjen e Parlamentit, duke e bërë të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave gjatë seancës plenare.

Makinat e deputetëve, parkuar  jashtë ambienteve të Kuvendit, u mbuluan me vezë, ndërsa në oborrin para Kuvendit u shkrua parulla simbolike “Parlament i krimit”.

Situata më tej u përshkallëzua me konfrontime të vazhdueshme me policinë, duke shënuar përplasjen e parë, pas 30 diteve proteste.

Foto e marre nga LSA gjate protestes para Kuvendit

Disa prej protestuesve tentuan të cajnë gardhin metalik para Kuvendit, duke sjellë përforcime nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Lexo edhe:

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

Protestuesit hodhën sende drejt makinave të parkuara, sollën kosha mbeturinash (të vendosura në anën tjetër të rrugës) dhe thirrën slogane si “Këtu e keni vendin”, “Parlamenti në kosh!” apo dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh’’

Paralelisht me protestën disa orëshe, brenda Kuvendit, mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, me 74 vota kundër dhe 22 pro.

Opozita akuzoi qeverinë për shmangie nga “skaneri” i PE, duke përmendur korrupsionin, krimin e organizuar dhe mbrojtjen politike ndaj zyrtarëve të akuzuar.

Emaili për eurodeputetët

“Na e servirët miratimin e rezolutës si arritje historike të Shqipërisë në procesin e integrimit europan, sot refuzoni të flasim për rezolutën e PE. Sot keni refuzuar me votë vetë PE. Jo thjesht sepse refuzoni debatin, por skanerin që PE i ka bërë qeverisë. Skaneri ju ka nxjerrë të sëmurë. Ju vuani nga sëmundja e rëndë e vjedhjes së zgjedhjeve, së taksave, korrupsionit, krimit të organizuar, thotë PE.

Vetëm Rama ka frikë nga kjo rezolutë. Eurodeputetët grisën email-in e Taulantit dhe votuan për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura. Sot s’flasim për rezolutën e PE sepse do të dalë që email-i i kolegëve është grisur dhe hedhur në kosh”, tha kryetari i grupit parlamentar i PD-se, Gazment Bardhi, duke iu referuar një emaili (të bërë publik ne media) nga dy deputetë të PS-së Bora Muzhaqi dhe Taulant Balla të cilët i kishin kërkuar eurodeputetëve të mos votonin amendamentet për zonat e mbrojtura.

“Po ju drejtohemi pasi ndoqëm sot në seancën plenare debatin mbi Raportin për Shqipërinë 2025, për t’ju falënderuar për raportin, ashtu siç u miratua në AFET, dhe për të shprehur shqetësimet tona lidhur me amendamentet 4 dhe 17.

Amendamentet 4 dhe 17 nuk bazohen në premisa të vërteta, por janë rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën, prandaj ju kërkojmë me respekt të MOS i mbështesni këto dy amendamente”, thuhet ndër të tjera në emailin e derguar nga deputetja e PS-së, Bora Muzhaqi.

Protesta zhvendoset para Komisariatit nr 1

Ndërkohë jashtë Kuvendit, tensionet u shtuan kur protestuesit bllokuan makinën e zv.kryeministres Albana Koçiu që u qëllua me vezë para se policia të hapte rrugën.

Për më shumë se tre orë, dhjetëra qytetarë rrethuan Parlamentin, duke hedhur parulla si “Revolucion”, “Rama dorëhiqu”, “Arresto Ballukun” dhe “Anullo ligjin për zonat e mbrojtura”.

Në fund, policia ndërhyri duke larguar protestuesit nga hyrja e Parlamentit dhe shoqëroi gjashte persona për incidentet e ndodhura, ndër ta edhe Dritan Goxhajn. Kjo ndryshoi rrjedhën e protestës

Protestuesit marshuan drejt Komisariatit numër 1 ku janë ndaluar 6 të shoqëruarit, duke vijuar thirrjet disa oreshë kundër qeverisë. “Lironi protestuesit”, ishte thirrja e tyre konstante.

Me tej, 6 te shoqëruarit u liruan ndersa bene thirrje per tju bashkuar protestes së orës 19.00 para kryeministrise.Faktoje.al

Etiketa: Edi RamakryeministriaKuvendiproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026
AKTUALITET

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026
AKTUALITET

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026
Para

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

TË GJITHA

Zhupa: Aeroporti i Vlorës ishte planifikuar në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

11:07 : 22/07/2026

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026

Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti

10:49 : 22/07/2026

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

10:34 : 22/07/2026

E rëndë/ Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet për vetëvrasje

10:24 : 22/07/2026

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026

Tirana investon te e ardhmja, tre talente të akademisë firmosin me ekipin e parë

10:13 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet