Janë bërë të ditur identitetet e përfshira në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi me humbje jete.
Sipas të dhënave paraprake, 76-vjeçari Muhamet Rreshka dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, 74-vjeçarin Eqerem Rreshka.
Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.














