Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili u shpreh se “një nga problemet më themelore që ka sot Shqipëria është infertiliteti”.
Sipas tij, ky problem nuk do të ekzistonte nëse mëmësia do të niste në moshë të re.
“Nëse do ishte si para 30 vjetësh, që shtatzania të ishte 22, 25, 27, 29, 30 vjeç, të gjitha qendrat e infirtilitetit në Tiranë do ishin mbyllur. Sepse sot ka një gjë që ka çuar te ky problem i madh: vajzat dhe gratë duan të bëhen nëna në moshë madhore”, tha Balili në studion e “Dita Jonë” në A2CNN.
“E dyta, ka ndryshuar cilësia e vezës. Në sajë të këtyre faktorëve që thamë, ushqimet që hamë, dietat që përdorim ne, është ulur cilësia e vezës. Vezët e gruas i dhuron Zoti që në barkun e nënës kur është 10-javëshe dhe ka një kasafortë me vezë të cilat dalin çdo muaj, nga 30-40 çdo muaj. Vajzat 30 vjeç ne i quanim plaka para shumë vjetësh dhe barrën 40 vjeç në maternitetin e Tiranës e kemi quajtur barrë me rrezik të lartë për problemet genetike, është për problemet e lindjes normale, është për problemet e metabolizmit e tjera. Sot, kushtet janë të disfavorshme. Sot ne nuk kemi ujë të pastër, nuk kemi mish të pastër. Qumështi po shkatërron dynjanë. Qumështi ka 10 hormone, 10 antibiotikë brenda. Ti e ha vezën sot kur ka 1 000 pula që nuk dalin, nuk e shikojnë dritë e diellit. Mishi është me lëndë kimike. Është kontaminuar i gjithë planeti. Dhe kjo ka sjellë pasoja të mëdha dhe në infertilitet”, shtoi mjeku gjinekolog.














