• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat që duan të marrin peng vendin

13:32 : 18/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave qytetare që prej 18 ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, por edhe në Diasporë, ku kërkohet largimi i tij nga pushteti.

Rama kritikoi ata protestues, që sipas tij, po e shndërrojnë protestën në një demonstrim politik.

Sipas tij një pjesë të protestuesve dhe mbështetësve të tyre po përhapin teori konspirative, gjuhë bullizuese dhe refuzim të fakteve, duke i cilësuar si “sorra dhe korba” që ushqehen me zhurmën dhe konfliktin.

Postimi i Ramës:

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.

Lexo edhe:

Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba! Orë 600 mijë € për Ramën

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.

Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.

Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.

Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin  bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…

Etiketa: Edi Ramaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba! Orë 600 mijë € për Ramën

12:35 : 18/06/2026
AKTUALITET

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

12:25 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

08:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
Para

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin në qendër të marrëveshjes bërthamore

TË GJITHA

Deputetët e PD sërish ‘gardh’ te foltorja pas pushimit, nuk lejojnë të marrë fjalën ministri

14:43 : 18/06/2026

Dyshohet se pastronte paratë e grupit të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes

14:36 : 18/06/2026

Balla flet për largimin e Koçekut: E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur

14:14 : 18/06/2026

Dhuna barbare ndaj çiftit Nika, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga 5 autorët e dyshuar

14:05 : 18/06/2026

Cucurella firmos me Real Madrid: Transferimi u mbyll për dy ditë, ja çfarë më tha Mourinho

13:59 : 18/06/2026

Hegseth: SHBA do të rishikojë praninë ushtarake në Evropë

13:52 : 18/06/2026

Mbollën kanabis në fshat, arrestohet 40-vjeçari në Kurbin, në kërkim bashkëpunëtori/ PAMJET

13:44 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobet