• Kontakt
Wednesday, July 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Monarkia feudale e Ramës

14:14 : 17/06/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Arlind Qori

Denoncimi publik i deputetes Koçeku është jo vetëm shqetësues për kërcënimin me prapavijë politike nga Bajrajt famëkëqij të familjarëve të bartëses së një pozite të lartë institucionale, por edhe tregues i mënyrës së qeverisjes në Shqipëri.

Në letra, Shqipëria është republikë parlamentare ku pushteti buron nga populli dhe, me zgjedhje periodike, u delegohet përfaqësuesve të vet. Mirëpo kjo është vetëm cipa formale, që tanimë ka plasur dhe ka nxjerrë në pah shëmtinë e marrëdhënieve politiko-shoqërore paramoderne.

E vërteta është që nën qeverisjen e Ramës Shqipëria i ngjan gjithnjë e më shumë një monarkie feudale, të kontekstualizuar në periudhën e rrjeteve sociale. Në monarkitë feudale, mbreti nuk është gjë tjetër veçse feudali më i madh, të cilin feudalët e tjerë të shpërndarë në territor e njohin si të parin mes të barabartëve.

Funksioni i mbretit në të tillë regjim nuk është edhe aq që të marrë vendime të pakundërshtueshme, por të ndërmjetësojë mes feudalëve lokalë, të zgjidhë konfliktet mes tyre dhe të mishërojë simbolikisht unitetin e një mënyre prodhimi e akumulimi të bazuar te toka bujqësore.

Lexo edhe:

Bardhi: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë dështimin e një aktiviteti privat

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

Afërmendsh, mënyra kryesore e prodhimit në Shqipërinë e sotme nuk bazohet te bujqësia, ndonëse për arsye të tjera toka si truall ndërtimi është burimi kryesor i fitimit.

Në monarkinë feudale të Shqipërisë së shekullit XXI mënyra kryesore e akumulimit të pasurisë është nëpërmjet ushtrimit të pushtetit politik. Investimi me risk, kreativiteti dhe puna janë mënyra gjithnjë e më periferike të pasurimit ose mëkëmbjes ekonomike. Haraçi ose renta feudale nuk u merret drejtpërdrejt bujkrobërve që punojnë tokën, por përfitohet duke përvetësuar taksat dhe të përbashkëtat e shumësisë së qytetarobërve.

Si sigurohet pushteti politik në kushtet ku, ndryshe nga monarkia feudale mesjetare, në fund të ditës formalisht voton çdo individ? Në qendër, Edi Rama është ngritur politikisht përmes pakteve me oligarkinë ekonomike, të cilës u ka mundësuar lejet e ndërtimit, reklamat televizive dhe ligjet speciale. Në këmbim, ata i kanë siguruar Ramës financimin e fushatave të shtrenjta elektorale dhe përmes televizioneve skalitjen e imazhit të një “udhëheqësi të madh”.

Problemi është se jashtë kufijve të qendrës së Tiranës shtrihet një Shqipëri tjetër, ku territori është ndarë në feude të vogla në të cilat pushteti faktik gjendet në duart e organizatave kriminale, të cilat në disa raste marrin trajtat e familjeve mafioze. Këto të fundit – të kalitura nga trafikimi i vajzave, emigrantëve dhe sot kryesisht i lëndëve narkotike – kanë zënë rrënjë në territor dhe janë shndërruar në interlokutorët lokalë të pushtetit të Edi Ramës.

Edi Rama arriti të fitojë më 2013 edhe si pasojë e pakteve të heshtura me nëntokën kriminalo-feudale. Janë këta që sigurojnë vota në territor përmes kërcënimit dhe marrëdhënieve klienteliste. Janë këta që të rrahin dhe të fusin në punë, të vrasin dhe të fusin jashtë radhe në spital. Janë këta që emërojnë një pjesë të kandidatëve për deputetë, kryetarët e bashkive dhe pjesën më të madhe të administratës publike lokale.

Këta kriminalo-feudalë nuk janë thjesht “kushëriri i sikletshëm” që hera-herës vjen në gostitë e Ramës, por pjesë integrale e pushtetit politik dhe mënyrës së akumulimit të pasurisë në Shqipëri. Krahasuar me secilën prej këtyre feudo-kriminëlëve individualisht, Rama mund të jetë pak më i pushtetshëm (sikundër mbretërit feudalë motit). Por ai mbetet peng i tyre si grup. Rama jo vetëm ua ka borxh pushtetin politik, por është i vetëdijshëm se pa ta, ai nuk fiton më kurrë zgjedhje në Shqipëri. (Ironia e fatit të tij është se tanimë as me ta nuk do të arrijë ta mbajë pushtetin).

Përballë këtij kundërmimi korruptivo-kriminal, ujit të ndenjur feudal, po ngre krye Shqipëria e re. Shqipëria e të rinjve, profesionistëve, punëtorëve, të vetëpunësuarve, sipërmarrësve kreativë, prindërve me fëmijë, të moshuarve dhe gjithkujt që me trup e mendje është bërë pjesë e protestave; Shqipëria e qytetarëve që nuk pranojnë më të trajtohen si bujkrobër as nga Rama, as nga oligarkët dhe as nga kriminelët. Një Shqipëri që sot është duke kryer revolucionin e shumëpritur demokratik, paqësor dhe modernizues.

Mirë ardhsh shekull XXI!

Etiketa: arlind qoriEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë dështimin e një aktiviteti privat

22:00 : 07/07/2026
AKTUALITET

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

21:52 : 07/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Më hoqën nga puna si nëndrejtor shkolle se nuk iu sigurova 5 vota nga jashtë shtetit

21:42 : 07/07/2026
AKTUALITET

Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi

21:03 : 07/07/2026
AKTUALITET

Qeveria Rama jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

20:34 : 07/07/2026
AKTUALITET

Fondi për koncertin e Kanye West, aktivisti: Njerëzit po vdesin nëpër spitale për ilaçe

20:24 : 07/07/2026
Para

Berisha: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër

TË GJITHA

Horoskopi, 8 korrik/ Debate dhe mundësi të reja, parashikimi i yjeve për çdo shenjë

22:59 : 07/07/2026

Falsifikimi i dokumenteve në Kadastrën e Dibrës, arrestohet ish-kandidati i PS Daniel Gjura

22:50 : 07/07/2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

22:38 : 07/07/2026

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

22:25 : 07/07/2026

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026

Publikohet FOTO familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:10 : 07/07/2026

Bardhi: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë dështimin e një aktiviteti privat

22:00 : 07/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişganobetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKicknorabahisjojobetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild porncasibomcasibom girişcasibom girişbetistbetciobetciojojobet giriş