• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Protestat po shkojnë drejt përshkallëzimit”, Malkaj: Rama ka lajthitur rëndë!

09:09 : 08/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka deklaruar se prej më shumë se një dekade është pjesë e protestave qytetare dhe se zhvillimet në vend po çojnë drejt një përshkallëzimi të pakënaqësisë publike.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Malkaj tha se angazhimi i tij publik është intensifikuar që prej debatit për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se nuk ka reshtur së protestuari. Sipas tij, përvoja historike dhe ajo që ka lexuar gjatë viteve e kanë bindur se ndryshimet e mëdha shoqërore nuk arrihen lehtë.

Aktori u shpreh se vendi po shkon drejt një përshkallëzimi të tensioneve sociale, duke argumentuar se drejtuesit politikë duhet të mbajnë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Gjatë intervistës, ai kritikoi edhe mënyrën se si qeveriset vendi, duke theksuar se kryeministri duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të mbështetësve të forcës politike që drejton.

Në vijim të bisedës, Malkaj përdori edhe krahasime të ashpra për të përshkruar sjelljen e liderëve që, sipas tij, shkëputen nga realiteti i qytetarëve, duke i cilësuar veprimet e kryeministrit si shenja të një largimi nga problemet reale të vendit.

Lexo edhe:

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Malkaj: Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Unë personalisht që me problemet që u hapën me teatrin dhe nënshkrimbja këtë, unë nuk kam pushuar, sepse kam kuptuar një gjë, edhe me ato që kam lexuar unë… të gjitha çfarë ke lexuar dhe çfarë ke shikuar të shtyjnë që nuk fitohen gjërat ndryshe, o do marrësh pushkë, o do marrësh shkopinj.

Domethënë. Kështu i kanë arritur popujt e tjerë që janë shumë më të avancuar nga ne.

Po unë mendoj se është vonuar por që aty do vejë, te përshkallëzimi. Aty do vejë sepse një njeri që zgjidhet, zgjidhet të jetë i përgjegjshëm për atë jo i papërgjegjshëm.

Atëherë, nga andej nga ana ime, ose unë më saktë e kam dëgjuar nga gjyshja ime, këtë shprehje: Po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë.

Po sigurisht. Po të dalë kryeministri i vendit atje, po pse o kryeministër është ai? Po pse, si mendon ai se duhet të zgjidhë vetëm hallet e socialistëve? Po një kryeministër nuk zgjidhet për hallet e partisë që ai përfaqëson. Po ai ka gjithë popullin në kurriz.

Që nga fshati më i humbur edhe deri tek kryeqyteti që është qendra e kulturës. Ai nuk mbush më, atij i ka ikur… i ka lëvizur ajo që thotë, po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë. Çfarë të të them unë ty?

Shiko, të gjithë diktatorët e kanë këtë. Këtë këngën në vallëzimin, këtë e kanë, e kanë, edhe kanë ikur bashkë me të pastaj. Me këtë, se kjo është…karshillëk madhe që i bën popullit tënd. Është një gjë… shiko, unë mund të bëj çfarë të dua, është ajo që bën ai. Dhe nuk dua t’ja di për juve. Ju jini kështu, flamengo a çfarë thotë ai tani… Ai po i bën hyzmet drurit. Ky kryeministri.

Po i bën hyzmet drurit. Ai e kërkon me patjetër këtë drurin. Sepse të bëjë ashtu… Po si mundet? Si ka mundësi?

Ai e ka me gravatë, me kostum, me të gjitha… Është korrekt, pret, përcjell… Ç’është kjo? Nga e kemi këtë?

Jo po nuk është ekstravagancë kjo, nuk është… kjo është lajthitje.

Lajthitje e rëndë… ose, siç themi rëndom neve, i ka shkarë ledhi. I ka shkarë ledhi. Mbaroi. Sa ta gjejë ai, sa ta kërkojë ai… mjafton… ose si të të them unë, mendja është si një dorë me miza. E hape, ikën. Mblidhen mizat më?

Etiketa: ediramaMehdi Malkajprotestaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026
AKTUALITET

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga PS

15:02 : 21/07/2026
AKTUALITET

Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

13:53 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Po ne pse s’na dha biletë partia”/ Korreshi ironizon koncertin e Kanye West: Me 2 mln lekë këndonte gjithë Myzeqeja

13:44 : 21/07/2026
Para

Protestat kundër Ramës shtrihen deri në Kanada, diaspora kërkon dorëheqje

TË GJITHA

Albana Vokshi akuza Ramës: Përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit!

10:52 : 22/07/2026

Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti

10:49 : 22/07/2026

Stuhia rrëzon shtyllat eletrike në Kukës, disa zona pa drita

10:34 : 22/07/2026

E rëndë/ Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet për vetëvrasje

10:24 : 22/07/2026

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari

10:21 : 22/07/2026

Tirana investon te e ardhmja, tre talente të akademisë firmosin me ekipin e parë

10:13 : 22/07/2026

AP: Trump miraton paktin bërthamor me Arabinë Saudite, lejohet pasurimi i uraniumit

10:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet