• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një takim në Zvërnec të Vlorës, ku në fokus ishte projekti i resortit luksoz që pritet të ndërtohet në zonë.

Takimi u mbajt në një kohë kur në Tiranë dhe qytete të tjera kishin nisur protesta kundër projektit, ndërsa mungesa e përballjes direkte me tubimet e qytetarëve në kryeqytet është një tregues i shmangies së debatit me të rinjtë në shesh.

Gjatë takimit, Rama ka përdorur herë pas here tone ironike dhe ka ndërhyrë në diskutimet e qytetarëve, duke u ndërprerë fjalën disa prej tyre dhe duke i marrë mikrofonin një qytetari gjatë replikeve në sallë.

 “Luftë hibride” dhe akuza për Iranin

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Shqipëria prej vitesh është objekt i një fushate të organizuar ndikimi nga Irani, të cilën ai e cilësoi si “luftë hibride”.

Lexo edhe:

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

Sipas tij, në periudhën e protestave dhe debateve të fundit, është vërejtur një rritje e madhe e aktivitetit në rrjetet sociale që lidhet me Shqipërinë, duke pretenduar se janë përdorur edhe materiale të krijuara me inteligjencë artificiale për të përhapur narrativë të rreme.

Ai përmendi gjithashtu se, sipas tij, është ndërtuar një fushatë e koordinuar për të krijuar panik rreth idesë se në Shqipëri do të vijnë palestinezë, duke e lidhur këtë me struktura të caktuara dhe ndikime në hapësira fetare.

Rama e interpretoi këtë si një sulm ndaj reputacionit të vendit dhe historisë së bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke e konsideruar si përpjekje për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit.

Ironia ndaj protestave dhe “5 kushteve”

Në një tjetër moment të fjalës së tij, kryeministri ironizoi kërkesat e protestuesve që kanë artikuluar “5 kushte”, mes tyre edhe dorëheqjen e qeverisë.

“Po mirë, po të jap dorëheqjen, si i bëj katër të tjerat?”, u shpreh ai, duke e cilësuar kërkesën si të pazbatueshme në logjikën e tij.

Rama këmbënguli se investimi në Zvërnec është i qartë dhe i mbështetur në procedura ligjore, duke theksuar se pretendimet për parregullsi janë të pasakta ose të keqinterpretuara.

Deklarata për gjykatat: Fuqia ime mbaron aty

Një pjesë e debatit u përqendrua edhe te sistemi i drejtësisë, ku Rama u shpreh se pushteti i tij si kryeministër nuk shkon përtej vendimeve gjyqësore.

Në një ton ironik dhe të ashpër, ai reagoi ndaj thirrjeve për ndërhyrje në drejtësi, duke deklaruar se vendimmarrja i takon gjykatave dhe jo ekzekutivit.

“Do më bësh mua të shaj gjykatën? Se gati jam. Po do më prishësh punë me Europën. Gati jam të të bashkohem. Hajde bëhemi bashkë, i gjejmë shtëpinë gjykatësit dhe e kapim të dy bashkë. Demokraci është kjo?

Fuqia ime si kryeministër mbaron aty ku fillon fuqia e gjykatës. Mos më bëj mua të merremi këtu me gjykatën, se vijnë ata dhe na kapin të dyve pastaj”, tha Rama.

 “Nuk negocioj” dhe mesazhi ndaj protestave

Në takimin në Zvërnec, Rama theksoi se nuk do të negociojë për projektin, por është i hapur për të diskutuar.

Ai u shpreh se edhe nëse qindra mijë qytetarë do të protestonin, kjo nuk do të ndryshonte vendimin për investimin, duke e lidhur projektin me marrëveshje dhe zhvillim ekonomik.

“E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk negocioj, se s’kam çfarë të negocioj me askënd. Por për të folur nuk diskutohet.

I thashë Brunës, mos më merr njerëz nga Vlora. S’kam frikë të përballem me asnjë njeri. Ata nuk më bëjnë të ndryshoj mendim dhe më shtojnë jetën. Këta që duhan të më heqin do të duhet të presin shumë më tepër”, tha Rama.

Përplasjet me qytetarët në sallë

Takimi nuk ka kaluar pa tensione. Rama ka ndërprerë disa herë qytetarët gjatë fjalës së tyre, duke u kërkuar të mos e zgjatnin diskutimin ose duke i ndërhyrë në replika.

 

Në disa raste, ai ka reaguar me tone ironike ndaj komenteve të banorëve, përfshirë edhe një moment kur një qytetar u prezantua si nga Labëria dhe se mund të përdorte ton më të lartë në diskutim, ndërsa Rama iu përgjigj me batutë për pamjen e tij.

“Dukesh nga pantallonat” i tha Rama.

 

Protestat në Tiranë dhe zgjerimi në qytete

Në të njëjtën kohë me takimin në Vlorë, në Tiranë vijojnë protestat kundër projektit të Zvërnecit. Organizatorët kanë artikuluar kërkesa të forta për anulimin e investimit dhe dorëheqje të qeverisë.

Protestat nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet, por kanë gjetur jehonë edhe në qytete të tjera si Korça, Elbasani dhe Durrësi, ku grupe qytetarësh kanë shprehur solidaritet me lëvizjen në Tiranë.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë vijuar tubimet për disa ditë rresht, duke kërkuar transparencë mbi projektin dhe procesin e vendimmarrjes.

Përplasja mes natyrës dhe investimeve strategjike

Debati për resortin në Zvërnec po kthehet gjithnjë e më shumë në një vijë të fortë ndarjeje mes dy botëve: asaj që qeveria e sheh si zhvillim strategjik dhe motor ekonomik për zonën, dhe asaj që protestuesit e lexojnë si cenim të natyrës dhe mungesë transparence në vendimmarrje.

Në njërën anë vendosen premtimet për investime dhe rritje ekonomike, në tjetrën shqetësimet për shkatërrimin e ekosistemit dhe humbjen e karakterit të një prej zonave më të ndjeshme bregdetare në vend./Boldnews

Etiketa: Edi RamaprotesteqytetaretakimZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026
AKTUALITET

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026
Para

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

TË GJITHA

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026

Tension në Detin e Zi/ Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

20:37 : 05/06/2026

‘Shit Zeqinenë po deshe’, pankarta pikante nga protesta qytetare

20:29 : 05/06/2026

Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën /VIDEO

20:21 : 05/06/2026

Protestë kundër Ramës edhe në Berlin: Natyra është e jona

20:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet