• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha-Ramës: Po manipulon faktet, mbron aferat e tenderave dhe quan talebanë shqiptarët jashtë vendit

14:40 : 17/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha i është përgjigjur qëndrimeve të Edi Ramës për disa çështje, duke nisur nga integrimi investimet e huaja, apo prokurimet publike. Ai e ka akuzuar Ramën për manipulim të fakteve dhe përhapje të gënjeshtrave të përsëritura.

Berisha tha se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde, ndërsa ngriti akuza për përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin.

Ai kritikoi gjithashtu një deklaratë të Ramës gjatë një konference në Talin, ku Rama krahasoi shqiptarët me talebanët, duke e cilësuar këtë si fyese dhe të papranueshme.

Në vijim, lideri demokrat hodhi poshtë pretendimet e Ramës për mungesë kontaktesh historike me Rusinë, duke deklaruar se kanë ekzistuar disa vizita zyrtare ndër vite.

Lexo edhe:

“Dorëheqje!”/ Reuters: Protestat rrisin presionin ndaj Edi Ramës mes akuzave për korrupsion

Dhuna policore ndaj protestuesve/ Strategjisti izraelit del kundër Ramës: Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë

Sa i përket integrimit europian, Berisha theksoi se opozita e mbështet procesin për arsye gjeopolitike, por Shqipëria nuk plotëson kriteret për anëtarësim. Ai shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvend nuk përmban vlerësime për qeverinë, por vetëm kërkesa dhe detyrime në kuadër të procesit integrues.

Video-mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot përsëri në monologun e tij të së dielës, Edi Rama lëshoi serialin e gënjeshtrave dhe trillimeve. Kështu, pasi u damkos nga institucioni i Tender Europe, i cili në vlerësimet e tenderave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dramatike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që kishte në vitin 2010-2013, bie në 64 pikë në vitin 2026 dhe secili nga ju mund të shohë këtë grafik të këtij institucioni.

Përveç kësaj, Europe Tender gjen se transparenca ka rënë në 50 pikë dhe dramatike është se flamujt e kuq kanë 40% të tenderave dhe në këtë kontekst rikujtoj këtu se është baxhanaku i Edi Ramës që ka fituar qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin dhe vetëm në një vit ka marrë 800 transaksione pagesa nga thesari i shtetit. Pra, një gënjeshtër sa më shumë të përsëritet bëhet aq më e zezë dhe nuk bëhet e vërtetë.

Së dyti, në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës.

Asgjë s’i lidh shqiptarët me talebanët. Nuk i lidh as e shkuara, as besimi i tyre, as politika dhe asgjë tjetër. Ata janë një organizatë terroriste e damkosur dhe krahasimi i kombit tënd me një organizatë si ajo, të tregon se je një njeri i shpërlarë, që je i gatshëm të thuash çdo fjalë për t’u bërë interesant. Po në këtë konferencë, mori përgjigjen që meriton, lideri apo për të mos thënë budallai global.

Moderuesi i konferencës hodhi poshtë tezat e tij, këshillat e tij për Europën dhe kjo hedhje poshtë u duartrokit nga audienca, çka e nervozoi shumë Edi Ramën dhe harroi se është një konferencë ndërkombëtare, filloi të thotë se nuk kam thënë këtë apo atë. Përveç kësaj, po në këtë konferencë, përsëriti gënjeshtrën e tij banale se nga vitet ’60 gjer sot nga Shqipëria dhe Rusia nuk kanë patur asnjë shkëmbim vizite, në një kohë kur kanë qenë të paktën mbi 12 vizita, ndër të cilat të niveleve president, kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe vetë Sergei Lavrov, në vitin 2004, ka ardhur në Shqipëri dhe ka iniciuar me Partinë e Edi Ramës traktatin e miqësisë.

Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR.

E vërteta është se opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces si një proces të diktuar nga gjeopolitika dhe kurrë ndonjëherë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bllokojë procesin. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dorëheqje!”/ Reuters: Protestat rrisin presionin ndaj Edi Ramës mes akuzave për korrupsion

11:15 : 03/07/2026
AKTUALITET

Dhuna policore ndaj protestuesve/ Strategjisti izraelit del kundër Ramës: Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë

11:07 : 03/07/2026
AKTUALITET

Rama ofendon sërish protestuesit: Janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë

10:40 : 03/07/2026
BOTA

Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

08:37 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

08:25 : 03/07/2026
AKTUALITET

Pse nuk vepron Kushtetuesja dhe SPAK-u për anullimin e marrëveshjeve të Sazanit dhe të Zvërnecit dhe arrestimin e Ramës

23:07 : 02/07/2026
Para

I dehur në timon, momenti kur 44-vjeçari përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës/ VIDEO

TË GJITHA

Kriminologu italian: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

11:37 : 03/07/2026

Çështja ‘Balluku’, Klodian Braho: Deputetët s’duhet të kenë imunitet nga ligji

11:25 : 03/07/2026

“Dorëheqje!”/ Reuters: Protestat rrisin presionin ndaj Edi Ramës mes akuzave për korrupsion

11:15 : 03/07/2026

Dhuna policore ndaj protestuesve/ Strategjisti izraelit del kundër Ramës: Më kujton Maidan në 2014, në Ukrainë

11:07 : 03/07/2026

A do të prodhojë “revolucioni i flamingove” një forcë të re politike apo një lëvizje qytetare?

10:56 : 03/07/2026

Shteti do vetëm “shefa”, rriten 18% në vitin 2025; Pakësohen nëpunësit

10:55 : 03/07/2026

Botërori 2026/ Cristiano Ronaldo në 1/8-at e finales, Modriç i jep lamtumirën Kroacisë

10:43 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş