• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do të fus tritolin…’/ Si dashuria u kthye në urrejtje mes ish-bashkëshortëve në Gramsh

22:45 : 16/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus… paranë. Dhe protagonistë janë dy persona që vetëm pak kohë më parë ndanin jetën së bashku.

Historia mes Erionit dhe Kristinës do të niste në verën e 2018-tes, me një njohje në rrjetet sociale. Chat pas chati e bisedë pas bisede, ende pa u takuar përballë, dy të rinjtë krijuan bindjen se kishin gjetur shpirtin binjak. Ndaj nuk humbën kohë dhe vendosën të hedhin hapin e madh… të martoheshin.

Nga kjo martesë, sipas Erionit, denoncuesit tonë, çifti arriti të grumbullonte një shumë prej 200 mijë eurosh. Një shumë vërtetë e madhe për dy të rinj që shkelnin për herë të parë Europën… sidoqoftë, vettingu i çiftit nuk është pjesë e kësaj historie, sepse problemi i momentit është: Ku kanë përfunduar sot 200 mijë eurot. Ndaj le të provojmë t’i ndjekim paratë siç bëjnë prokurorët e antimafias.

Sipas 30-vjeçarit, paratë i kanë çuar tek shtëpia e ish-gruas me kërkesë të saj. Kristina ka vendosur që më mirë dhe më të sigurta se në bankë, mijërat e eurove, janë në stivën e dyshekëve, atje në fshatin Poroçan të Gramshit? Pak i dyshimtë si qëllim, por vazhdojmë me linjën e historisë… sepse pas mjaltit dhe dashurisë në çift që zgjati plot tetë vite, gjërat marrin një kthesë të papritur.

Sepse çifti filloi të kishin grindje të vazhdueshme, me shkakun kryesor lekët, ku burri kishte prirje të prishte lekët pa karar.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

Siç pranon edhe vetë, Erioni kishte një ves që natyrisht nuk mund të pranohet nga asnjë grua, sado tolerante të jetë. Prishjen e parave pa hesap. Ndaj dhe në të tilla kushte, ndoshta me të drejtë, Kristina kishte vendosur të thontë mjaft. Por problemi në të tilla raste thyerje në çift, është ndarja e të mirave materiale që në këtë rast ishin shumë shumë shumë para kesh, që Erioni i kishte lënë në besim tek ish-vjehrri, por kur i kërkoi pas ndarjes, pa që askush nuk e kishte vënë në plan të ia jepte.

Sipas Erionit, çdo gjë ishte në emër dhe në dorën e Kristinës, aq sa dashurinë për sytë e e saj e gdhëndi dhe në një tatuazh… por… leku të prish…

Ndërkohë në çdo bisedë telefonike, gjuha e Kristinës ndaj Erionit është fyese dhe me tone të larta. Nga ky komunikim duket se Kristina nuk ka patur ndonjë dëshirë të madhe për t’u kthyer siç tha Erioni. Gjuha kërcënuese e saj që nis me fyerjen e nënës, e përfundon tek tritoli në shtëpi, tregon mjaft për raportin mes dy ish bashkëshortëve.

Por pavarësisht të gjithave, dukej se Erioni ende e mbante ndezur zjarrin e dashurisë dhe shpresën se një ditë do të ktheheshin. Kështu organizoi çdo gjë për një Shën Valentin perfekt, por gjërat dolën jashtë parashikimeve të tij dhe Kristina nuk i doli në takim, madje shtoi dozën e fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj tij.

Një Shën Valentin i mohuar, një dashuri që është kthyer në urrejtje dhe mijëra euro që nuk kthehen pas. Për të zbuluar të vërtetën, u desh të bënim një rrugë të gjatë e të lodhshme deri në lagjen Kabash, të Njësisë Administrative të Poroçanit, aty ku në një shtëpi të vjetër sipër një kodre, jeton Kristina dhe familja e saj.

I pari shkon Erioni, me shpresën se do të takohet me Kristinë dhe do të flasë me të, në gjuhën e arsyes, e me dëshirën për të gjetur zgjidhje…

Por gjërat nuk shkojnë aspak siç shpresuam. Pasi situata u agravua sapo Erioni u afrua tek shtëpia e ish-gruas dhe u përball fillimisht me motrën dhe nënën e Kristinës. Prandaj është radha jonë të tentojmë të negociojmë.

Zonjat përmendin gjatë gjithë kohës gjykatën dhe mohojnë se shumë prej 150 mijë euro që Erioni thotë se është në shtëpinë e tyre, ekziston vërtetë. Një shenjë e qartë që Erioni nuk do të marrë asnjë kokërr leku nga ato. Por ndërsa flasim, historia merr një tjetër kthesë, dhe nga akuzues, Erioni kthehet në të akuzuar. Motra dhe nëna e Kristinës, e akuzojnë të riun për dhunë sistematike në familje, por që nuk paraqesin asnjë provë.

Duke parë që agresiviteti vetëm shtohet, dhe zonjat nuk lënë radhë për të folur, e ftojmë Erionin të zbresë poshtë në rrugë, me shpresën se vetëm kështu gjërat do të qetësohen.

Por pa rezultat… sepse nga maja e murit shfaqet ajo… Kristina, e cila nuk e mban aspak gojën ndaj ish-burrit. Ajo e fyen me fjalë dhe e kërcënon dhe me jetë. Ndërkohë që më pas e akuzon si përdorues të lëndëve narkotike, dhunë në familje dhe bixhozhi.

Kjo zonjë mund të thotë çdo gjë të vërtetë, por që nga fillimi i punës tonë e deri në momentet që po flasim, ne kemi dëgjuar telefonata ku ajo e kërcënon ish-burrin, i cili madje ka marrë urdhër mbrojtjeje nga Kristina. Madje edhe në përballjen tonë pamë se si tre gratë ishin tepër agresive ndaj tij.

Sidoqoftë kjo do të zgjidhet në gjykatë, përveç 150 mijë eurove që Erioni pretendon se janë në stivën e dyshekëve të kësaj familjeje, por që Kristina e mohon vazhdimisht se ka paratë.

Pavarësisht dyshimit tonë, biseda me ish-gruan e Erionit mbyllet aty, pa asnjë zgjidhje. Madje më shumë se sa për paratë, folëm për dhunë në familje dhe kërcënime me jetë që Erioni i ka bërë ish-gruas.

Ky i fundit i mohon akuzat, por pranon se dikur pinte ndonjë cigare hashash me shokët, apo luante bixhoz.

Pra, një cigare me çunat… një lloto… e pak bixhoz, nuk janë pakgjë për të shkatërruar një martesë, e cila tashmë është kthyer në një luftë pa kompromis mes palëve.

Por ama nuk mund të jenë as shkak për t’i mbajtur pjesën takuese të parave këtij xx vjeçari, i cili shfaqet tepër i qetë përballë akuzave.

Ah… dhe diçka të fundit… nëse janë të vërteta pretendimet e Erionit për shumën aq të madhe brenda një shtëpie të izoluar në majë të malit, e këshillojmë Kristinën që paratë t’i çojë në një vend të sigurtë… Në bankë do të ishte vendi ideal. /Piranjat News

Etiketa: bashkeshortegramshsherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

12:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua

10:55 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
AKTUALITET

Policia procedon Nadir Çaushollin pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

18:02 : 06/07/2026
Para

Horoskopi për ditën e diel, 17 maj 2026

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş