• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debate dhe sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferët përleshen për pasagjerët

22:16 : 16/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që zgjedhin frekuentimin e llixhave, të cilat shërbejnë jo vetëm për kurim, por edhe si një atraksion turistik. Mirëpo, siç ndodh jo rrallë, kjo e mirë ka prodhuar edhe të këqijat e veta.

Në Dibër operojnë disa agjenci transporti për udhëtarë, të cilat, pavarësisht ligjit që nuk mungon, prej disa kohësh kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën dhe gjithçka këtu ka të bëjë me konkurrencën e pandershme.

Z. Dëfrim Elezi, pronar i agjencisë “Albtrans International” sh.p.k., njëkohësisht edhe shofer në një prej automjeteve që kjo firmë ka në përdorim, prej shumë vitesh disponon licencë për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetase, konkretisht itinerarin Peshkopi-Kukës-Peshkopi, në të cilin, me sa duket, dikush ka ndërhyrë padrejtësisht.

Bëhet fjalë për agjencinë “Leo Gita Trans” sh.p.k., e cila më 23 qershor 2021 është pajisur me një licencë ndërkombëtare për shërbime udhëtimi me linjë Peshkopi-Prizren, licencë që përfundon më datë 4 qershor 2026.

Nisja e furgonit nga terminali i Peshkopisë është në orën 7:00 dhe z. Dëfrim Elezi pretendon se kjo linjë nuk ka për qëllim destinacionin final Prizrenin, por edhe transportin ndërqytetas gjatë rrugës për në Kosovë, duke hyrë padrejtësisht në linjën për të cilën është licencuar Dëfrimi.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

“Ai zotëria ka linjën Peshkopi-Prizren edhe futet nëpër Kukës. Ai ka hyrë dhe ha bukë në pjesën time. U bënë që 5 vjet që nuk po siguroj të ardhurat e naftës, e jo gjë tjetër”, shprehet Dëfrimi.

Agjencia “Leo Gita Trans” sh.p.k., me administrator z. Fehmi Gjiza, disponon një licencë ndërkombëtare, jo ndërqytetase, që do të thotë se nisja e automjetit bëhet në Peshkopi dhe mbërritja në Prizren, por gjatë këtij itinerari shoferi ka të drejtë të ndalojë në Kala të Dodës, Kukës, Morinë dhe Vërmicë për të pushuar ose për të marrë pasagjerë të cilët kanë destinacion final Prizrenin, jo fshatra apo qytete të Shqipërisë. Ndërkohë, agjencia “Leo Gita Trans” prej vitesh nuk e respekton këtë rregull, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin për “Mbrojtjen e Konkurrencës”. Sepse rrugës për në Prizren dhe anasjelltas, merr kë t’i dalë përpara.

Pas ankesave të shumta të shoqërisë “Albtrans International” sh.p.k., më datë 13 gusht 2021, Task-Forca e transportit rrugor pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës u bëri me dije ankuesve se tri ditë para përgjigjes zyrtare, më datë 10 gusht 2021, në aksin rrugor Bushtricë-Peshkopi, mjeti me targë AA 110 VP, që drejtohej nga shoferi Leonard Elezi dhe operonte me licencën e “Leo Gita Trans”, u konstatua se qarkullonte me pasagjerë të papajisur me bileta dhe subjekti u ndëshkua me një gjobë administrative.

Kështu, ankesat e “Albtrans International” vijuan pranë Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo e fundit, më datë 16 dhjetor 2021, mori përgjigje nga Task-Forca për Përmirësimin e Nivelit të Kontrollit të Mjeteve Motorike dhe Rimorkiove të Tyre, ku i bëhej me dije se ankesat dhe pretendimet e “Albtrans International” janë të drejta, pasi “Leo Gita Trans” nuk respekton kushtet e licencës.

Task-Forca gjithashtu bëri me dije se subjekti është konstatuar disa herë me shkelje dhe ndaj tij janë marrë masa administrative me gjobë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre masave të marra nga institucionet, asgjë nuk ndryshoi dhe “Leo Gita Trans” vijoi punën me të njëjtën praktikë të “vjedhjes” së pasagjerëve. Më datë 31 korrik 2023, Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës bëri të qartë se agjencia “Leo Gita Trans” nuk duhet të zbresë udhëtarë në Kukës pas nisjes nga Peshkopia dhe, në kthim, nuk duhet të marrë qytetarë në këtë qytet, si dhe duhet të respektojë oraret.

Në të kundërt, do të gjobitej dhe, në rast përsëritjeje, do të shkohej deri në pezullim apo revokim të lejes së autorizimit, masa shtrënguese që me gjasë do t’i jepnin fund këtij konflikti mes dy kompanive.

Por jo, sepse sikur të mos kishte ndodhur asgjë, një muaj e gjysmë më pas, mjeti me targë AA 110 VP, me drejtues Leonard Elezin, kapet sërish nga Task-Forca me të njëjtën shkelje: marrjen e pasagjerëve nga Kukësi për në Peshkopi, duke mos respektuar stacionet e miratuara për të ndaluar. Aktet e konstatimit i kaluan Komisionit të Shqyrtimit të Masave Administrative, por nuk u bë asgjë, pasi edhe sot që flasim ankesat vijojnë të jenë po të njëjta dhe shkeljet gjithashtu.

“Piranjat” dolën në terren dhe udhëtuan me një nga furgonët e kompanisë “Leo Gita Trans” sh.p.k., duke konstatuar vetë këto shkelje të sipërpërmendura.

Në një komunikim me z. Leonard Elezi, ky i fundit tha se është i qartë dhe i vetëdijshëm për shkeljet që kryen, por e bën këtë gjë pasi edhe konkurrenti i tij futet në zonën e Prizrenit dhe i merr atij pasagjerët.

Mirëpo, këtu jemi përballë jo një të pavërtete, më shumë sesa përballë një mungese informacioni nga Leonardi.

“Unë për momentin disponoj licencën turistike, me bllok, me të gjitha, me shkresa, me dokumente shumë të rregullta”, sqaron Dëfrimi, i cili disponon vendimin e formës së prerë, më datë 27 maj 2016, nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, që pajis me licencë për transport ndërkombëtar udhëtarësh subjektin “Albtrans International”.

Lidhur me ushtrimin e këtij aktiviteti, agjencia “Albtrans International” disponon edhe dokumente të tjera, siç është lista e udhëtarëve, pasaportat e tyre dhe kontratat me hotelet e ndryshme për akomodimin e qytetarëve nga Kosova, të cilët frekuentojnë llixhat në zonën e Peshkopisë./Piranjat news 

Etiketa: Peshkopisherrterminal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

12:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
AKTUALITET

Policia procedon Nadir Çaushollin pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

18:02 : 06/07/2026
AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

15:51 : 06/07/2026
Para

"Protesta nuk është mbyllur"/ Lapaj: Do e çojmë vendin në referendum!

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş