• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“60 mijë paund për letra angleze”, qytetari denoncon mashtrimin: Morën paratë dhe na lanë në borxhe

21:03 : 13/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një denoncim për mashtrim me premtimin e sigurimit të dokumenteve angleze është bërë publik në emisionin investigativ Fiks Fare. Blerim Sula nga Golemi pretendon se është mashtruar nga Mirvjen Nino, të cilit thotë se i ka dhënë mijëra paund me shpresën për të siguruar dokumente angleze përmes martesave në Angli.

Sipas qytetarit, gjithçka nisi pasi iu premtua se procedurat për dokumentet do të realizoheshin brenda një kohe të shkurtër. Blerimi tregon se i ka dorëzuar Mirvjen Ninos rreth 30 mijë paund, ndërsa edhe nipi i tij ka dhënë po të njëjtën shumë për të njëjtin qëllim. Në total, familja pretendon se ka humbur rreth 60 mijë paund.

Ai rrëfen se për të siguruar këto shuma janë detyruar të marrin kredi dhe borxhe, pasi kishin besuar tek premtimet që iu ishin bërë. Por, sipas tij, koha kalonte dhe dokumentet nuk po realizoheshin, ndërsa paratë nuk po ktheheshin më.

“Na premtoi se gjithçka do bëhej shpejt. Morëm borxhe dhe kredi duke menduar se do rregullonim jetën, por sot kemi mbetur vetëm me borxhet”, shprehet qytetari gjatë intervistës për Fiks Fare.

Lexo edhe:

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

Blerimi deklaron gjithashtu se nuk është i vetmi person që pretendon se është mashtruar. Sipas tij, ekzistojnë edhe shumë qytetarë të tjerë që kanë dhënë shuma të konsiderueshme parash me të njëjtin premtim dhe sot nuk po arrijnë të marrin mbrapsht as paratë dhe as dokumentet e premtuara.

Në investigim përmendet edhe një dokument që, sipas qytetarit, mban firmën e bashkëshortes së Mirvjen Ninos. Në këtë dokument pranohet ekzistenca e borxhit dhe thuhet se janë kthyer 30 mijë paund, ndërsa mbeten ende edhe 30 mijë të tjera pa u shlyer.

Për të kërkuar sqarime, qytetari është nisur edhe drejt Dhërmiut, pranë hotelit që pretendon se zotërohet nga Mirvjen Nino. Gjatë komunikimit me një person që jeton pranë hotelit dhe që shërbente si ndërmjetës, qytetarit i është thënë se Nino ka probleme të shumta financiare dhe borxhe, ndërsa pretendohet se ai nuk merret më me çështje dokumentesh.

“Nuk ka kokërr leku. Janë si mos më keq. Njërit që di unë i ka 90 mijë paund”, pohon ndërmjetësi, ndërkohë që shton se “përsa i përket letrave nuk merret me to se me sa kam dëgjuar merrej e bija, por asaj i ka rënë burri në burg e ka mbetur vetëm me tre fëmijët”.

Më pas, qytetari ka shkuar edhe pranë hotelit. Rojet i kanë komunikuar se do të njoftonin pronaren për ta kontaktuar, por sipas tij telefonata nuk është bërë asnjëherë.

Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan edhe vetë Mirvjen Ninon për të marrë një reagim mbi akuzat. Në bisedën telefonike, ai mohoi që paratë të jenë marrë për sigurimin e dokumenteve angleze, duke deklaruar se bëhej fjalë për një borxh të marrë për arsye të tjera personale.

Megjithatë, gjatë komunikimit ai pranoi se bashkëshortja e tij kishte marrë para nga qytetari. Por kur gazetarët e pyetën se si njiheshin bashkëshortja e tij dhe Blerim Sula, ai pretendoi se nuk i dëgjonte më pyetjet dhe ndërpreu telefonatën, pa iu përgjigjur më kontakteve të tjera.

Sot, qytetari kërkon ndihmë për të marrë mbrapsht paratë, ndërsa shprehet se familja e tij vazhdon të përballet me pasojat e kredive dhe borxheve të marra për një ëndërr që nuk u realizua kurrë.

Etiketa: letra anglezemashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

17:59 : 07/07/2026
AKTUALITET

Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 4 të arrestuar, procedohen 61 punonjës

14:05 : 03/07/2026
AKTUALITET

Çifti Dumani mashtrojnë sërish me mobilerinë “Luna”, 2800 € për një kuzhinë ‘fantazëm’

20:57 : 01/07/2026
AKTUALITET

E denoncuar për mashtrim, rishfaqet me emër të ri! Agjencia merr mijëra euro për “viza pune” në Angli

21:24 : 30/06/2026
AKTUALITET

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026
Para

Debate në dëgjesat për Reformën Territoriale, Cara përplaset me Maznikun

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş