• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku kritikon raportin e qeverisë për integrimin: Parlamenti nuk është fabrikë ligjesh

12:45 : 12/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku u prezantua raporti mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për vitin 2025 dhe periudhën janar-prill 2026.

Në seancën dëgjimore me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Tabaku u shpreh se raporti i qeverisë përmban më shumë referenca ligjesh sesa raportim konkret mbi progresin dhe cilësinë e reformave.

“E lexova me vëmendje raportin tuaj zonja ministre dhe ky është një raport i qeverisë që ka më shumë ligje se sa raportim, 45 faqe vetëm me këto ligje. Parlamenti nuk është fabrikë ligjesh, sigurisht ka edhe rëndësinë për to, por kujdeset për cilësinë e reformave”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se procesi i integrimit nuk mund të zhvillohet në mënyrë të njëanshme dhe akuzoi qeverinë se nuk merr në konsideratë propozimet e opozitës, duke sjellë si shembull projektligjin për dekriminalizimin e medias.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, Tabaku tha se raporti nuk pasqyron plotësisht situatën reale dhe se të dhënat mbi gjyqësorin janë të paplota dhe të papërditësuara. Ajo solli në vëmendje kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore administrative në Apel.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

Tabaku: Ekonomia “rritet” në letrat e qeverisë, por familjet varfërohen dhe pensionet bien

“Të dhënat në këtë raport edhe për gjyqësorin janë të paplota. Të paktën për informacionin që na është dhënë këtu nuk është i përditësuar dhe as i plotë. Kohëzgjatja e procesit administrativ në shkallën e dytë në Shqipëri shkon në 5326 ditë, ose 14,5 vite për të marrë drejtësi dhe kjo nuk është një arritje. Këto tregojnë se sa larg është ligji nga praktika. Një tjetër pikë me rëndësi është drejtësia, SPAK-u u përmend këtu disa herë dhe e përfshirë në raport dhe është një institucion që ka pasur arritje. Bëhet fjalë për kapitullin 23, që Qeveria është angazhuar edhe si pjesë e reformës së SPAK”, argumentoi Tabaku.

Ajo ngriti shqetësime edhe për nivelin e korrupsionit dhe mënyrën e zhvillimit të prokurimeve publike, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar regres në këtë aspekt.

“Ka problematikë me luftën ndaj korrupsionit, e ajo që dua të përmend janë prokurimet publike. Shqipëria ka rënë me 11 vende në këtë aspekt. Që nga 2018 kapitulli i prokurimit publik nuk ka asnjë përmirësim sipas rekomandimeve që jepen këtu. Edhe pse u miratua një projektligj, përsëri ka përjashtime dhe këtu përfshihen tenderat dhe AKSHI, sipas rekomandimeve të BE. 14% e procedurave janë me një ofertues të vetëm dhe kjo është shifër e lartë, 15% e tyre nuk publikohen. 60% e vlerës e të gjithë tenderave shkon në vetëm 12 kompani, që për efekt të kohës nuk po i përmend. Duke krahasuar me vendet e rajonit, Serbia 97,5% të prokurimeve i ka të hapura. Më vjen keq që këtë krahasim e bëj me Serbinë, por kjo është e vërtetë. Në Shqipëri nuk ka përmirësim në këtë drejtim”, vijoi ajo.

Tabaku u ndal edhe te ligjet që, sipas saj, kanë ngjallur shqetësime nga Komisioni Evropian, si ligji për portet dhe ai për investimet strategjike. Ajo kritikoi mungesën e transparencës dhe përjashtimin e opozitës nga procesi i diskutimit.

“Komisioni Evropian më ka kthyer përgjigje për të paktën 10 ligje që unë kam shprehur shqetësime, sidomos për ligjin e Porteve ku shprehet shqetësimi se qeveria nuk bën përafrime. Ju duhet ta kishit sjell këtu ligjin e porteve, të investitorëve strategjikë përfshi edhe të AKSHI-t. Duhet të ishin këtu që të diskutoheshin. Qeveria shqiptare ka 12 vite që punon për një ligj të investimeve strategjike dhe e keni kthyer të përhershëm nga të përkohshëm. Cilësia e ligjeve është shumë larg zbatimit të tyre. Me angazhimin maksimal të anëtarëve të opozitës, sollëm ligjin për mediat, për dekriminalizimin e plotë të nenit të shpifjes, qeveria shkoi për një dekriminalizim të pjesshëm. Opozita vjen, angazhohet, kurse ju vendosni në mënyrë të njëanshme.”, tha Tabaku.

Në përfundim, Tabaku theksoi se integrimi europian kërkon bashkëpunim mes të gjitha palëve dhe përfshirje më të gjerë të shoqërisë civile dhe ekspertëve në grupet negociatore.

“Ky proces kërkon dy palë, nuk bëhet dot me një palë. Ka kërkuar prej vitesh që grupet negociatore të pasurohen me shoqëri civile, ekspertët, përfaqësues të biznesit. Por ju i mbajtët të mbyllura, por duhet të ndahen me Parlamentin, të jenë me diskutim të hapur, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur”, përfundoi deputetja demokrate.

Etiketa: integrimiJorida Tabakukomisioni parlamentarqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia “rritet” në letrat e qeverisë, por familjet varfërohen dhe pensionet bien

15:23 : 11/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

31 amendamente të opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë

15:05 : 09/07/2026
Para

Konflikti i interesit/ Kryedoganieri i Tiranës, Erion Riçku, në shkelje flagrante. Besmir Beja mbulon skandalin

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş